Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Dauti i përgjigjet Ademit: Takimi po, por para qytetarëve dhe kamerave

09/08/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i sapo shpallur i VLEN për kryetar të komunës së Gostivarit, Sebaudin Dauti, i është përgjigjur ftesës së kandidatit të pavarur, Visar Ademi, për një takim joformal me kafe, ku do të merrte pjesë edhe kandidati i BDI-Taravari, Valbon Limani.

“Faleminderit z. Ademi për ftesën dhe për shprehjen e respektit ndaj garës demokratike. Unë besoj se Gostivari meriton një garë të hapur, të ndershme dhe të barabartë mes të gjithë kandidatëve”, ka deklaruar Dauti.

Ai ka theksuar se, meqë kandidatura e tij u zyrtarizua vetëm një natë më parë, formati më i përshtatshëm për një ballafaqim do të ishte një debat publik me kushte të barabarta për të gjithë.

“Mendoj se formati më i përshtatshëm për një takim të tillë do të ishte një debat publik, i organizuar nga media të pavarura, me moderim profesional, ku të gjithë kandidatët të kemi hapësirë të barabartë për të paraqitur vizionin dhe programin tonë para qytetarëve”, ka shtuar ai.

Dauti ka theksuar gjithashtu se nuk i shmanget asnjë përballjeje. “Unë nuk i shmangem asnjë debati apo ballafaqimi, përkundrazi, i mirëpres të gjitha format ku mund të paraqiten idetë, të dëgjohen mendimet dhe të shkëmbehen vizione për të ardhmen e qytetit tonë. Për mua, çdo ide e mirë që i shërben Gostivarit është e vlefshme, pavarësisht se nga kush vjen”, thotë ai.

Sa për takimin joformal të propozuar nga Ademi, Dauti është shprehur i hapur për ta realizuar në një moment të përshtatshëm: “Sa për një takim joformal për kafe, jam i gatshëm në ditët në vijim. Në këtë mënyrë, do t’i shërbejmë më së miri qytetarëve dhe demokracisë në Gostivar”.

Previous Post

Mexhiti: Për Çairin nuk pranojmë zgjidhje gjysmake

Next Post

Osmani: Zgjedhjet lokale janë referendum kundër vasalitetit

Related Posts

Maqedoni

Kasami dhe Mexhiti trokitin derë më derë në Tetovë: Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë

30/10/2025
Maqedoni

Nga 1 nëntori, marrja e patentës do t’ju kushtojë shumë më shtrenjt!

30/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Marrëveshja me Bullgarinë nuk përmban nen për ndryshimin e Kushtetutës

30/10/2025
Maqedoni

Më 15 nëntor hyn në fuqi mbajtja e pajisjeve dimërore

30/10/2025
Maqedoni

ISHP: Deri tani nuk janë raportuar sëmundje për shkak të mbeturinave

30/10/2025
Maqedoni

Gripi, rritje krahasuar me sezonin e kaluar

30/10/2025
Next Post

Osmani: Zgjedhjet lokale janë referendum kundër vasalitetit

Historike në NBA, miratohet shitja e skuadrës mitike Los Angeles Lakers

30/10/2025

Noizy dhe Dhurata publikojnë “Atë ditë”

30/10/2025

Kasami dhe Mexhiti trokitin derë më derë në Tetovë: Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk