Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

DASH: SHBA të zhgënjyera nga mungesa e përparimit në bisedimet Kosovë-Serbi

15/09/2023
DASH: SHBA të zhgënjyera nga mungesa e përparimit në bisedimet Kosovë-Serbi
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin me mungesën e përparimit në bisedimet e së enjtes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë. Ne presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti”, tha në një koment për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ai thekson se nuk ka më kohë për të humbur dhe Shtetet e Bashkuara duan të shohin përparim në detyrimet ekzistuese të parashikuara në Marrëveshjen e Ohrit si edhe ato më të hershme, duke përmendur veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ne kemi plotësisht të njejtin qëndrim me partnerët tanë të Kuintit në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në komentin e Departamentit të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara do të vendosin për hapat ardhshëm në konsultim me partnerët evropianë, përfundon zëdhënësi. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha të enjten se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ranë dakord rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, duke theksuar se pa normalizim nuk ka ardhmëri evropiane për të dyja vendet.

Zoti Borrell tha se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim të tij për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas zotit Borrell, kryeministri Kurti kërkon zbatimin e aspekteve politike fillimisht, ndërsa Beogradi kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministri Kurti, tha ndërkaq se nuk mund të bënte kompromis me atë që ai e cilësoi si “kushtëzim të vjetër të Serbisë” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Previous Post

Goli i Jasir Asanit kundër Polonisë zgjidhet si më i bukuri nga UEFA

Next Post

Rusët dhe amerikanët së bashku drejt stacionit hapësinor

Related Posts

Aktuale

Burim Latifi lidh energjetikisht Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Kosovën

15/09/2025
Kosovë

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

15/09/2025
Aktuale

Muhamed Murtezi sfidon kundërkandidatin e koalicionit AKI, e fton në debat publik

15/09/2025
Kosovë

James Rubin për UÇK’në: Hashimi nuk ishte përgjegjës – komandantët i tregonin çfarë të bënte

15/09/2025
Kosovë

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999

15/09/2025
Kosovë

Faza finale e gjykimit të madh: Sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

15/09/2025
Next Post
Rusët dhe amerikanët së bashku drejt stacionit hapësinor

Rusët dhe amerikanët së bashku drejt stacionit hapësinor

Banorët e Gazi Babës e presin Izet Mexhitin me kafe dhe ngrohtësi

15/09/2025

Tragjedi në botën e sportit,humb jetën kampionia 23-vjeçare e patinazhit

15/09/2025

Kasami: Me investimet po e bëjmë qytetin të qasshëm për të gjithë!

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk