Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

DASH pas takimit të kryenegociatorëve në Bruksel: Diskutimet për dinarin duhet të vazhdojnë me urgjencë

19/03/2024
DASH pas takimit të kryenegociatorëve në Bruksel: Diskutimet për dinarin duhet të vazhdojnë me urgjencë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diskutimet për dinarin duhet të vazhdojnë me urgjencë, ka thënë të martën zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.

Ai e ka bërë këtë deklaratë kur është pyetur në një konferencë për media lidhur me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të bërë një ditë më parë, se është arritur një pjesë e pajtueshmërisë për propozimin amerikan për punën e dinarit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin e autoriteteve të Kosovës që të zbatojnë prej 1 shkurtit rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila përcakton euron si valutën e vetme për pagesa me para të gatshme.

Kështu, serbëve të Kosovës u është pamundësuar përdorimi i dinarit serb.

Serbia deklaron se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për komunitetin serb në Kosovë dhe ua paguan atyre rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Osmani ka thënë se edhe komuniteti ndërkombëtar pajtohet që ndihma e Serbisë duhet të arrijë në Kosovë në euro dhe jo në dinarë, ndërsa tani autoritetet e Kosovës janë duke shqyrtuar mënyra për të garantuar që ndihma që niset prej Serbisë për komunitetin serb në Kosovë të mos keqpërdoret.

Zyrtari amerikan Patel, e ka përsëritur sërish shqetësimin amerikan për situatën e krijuar dhe u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet.

Sipas tij, dialogu Kosovë – Serbi, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel është kanali për zgjidhje të çështjeve sikurse dinari.

“Bisedimet [në Bruksel] i mirëpresim. Janë zhvilluar në kuadër të dialogut të lehtësuar prej BE-së, sot, dhe aty përfshihet diskutimi për rregulloren e re të BQK-së për valutën, dhe ne besojmë që këto bisedime duhet të zhvillohen me urgjencë”, ka thënë Patel.

Kryenegociatorët e dy vendeve, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, kanë diskutuar të martën në Bruksel për këtë çështje dhe është arritur pajtueshmëri që deri më 22 mars palët t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve.

Komuniteti ndërkombëtar e ka përsëritur disa herë që nuk e kundërshton legjitimitetin e vendimit, mirëpo nuk është dakord me shpejtësinë e zbatimit të vendimit, pa ofruar alternativa për serbët në Kosovë.

Po të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nuk do të pranohen propozime për dinarin që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së./ REL

Previous Post

Atletët rusë dhe bjellorusë përjashtohen nga pjesëmarrja në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris

Next Post

OBSh: Në rritje numri i foshnjave në Gaza që janë në prag të vdekjes

Related Posts

Kosovë

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Kosovë

Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot? Rezultatet e ‘exit poll-eve’ në Kosovë

12/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Kosovë

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025
Kosovë

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025
Next Post
OBSh: Në rritje numri i foshnjave në Gaza që janë në prag të vdekjes

OBSh: Në rritje numri i foshnjave në Gaza që janë në prag të vdekjes

Borxhi 25 milionësh i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, kërkon zgjidhje urgjente

13/10/2025

Studimi: Kjo lloj pije e njohur ndikon në fillimin e depresionit

13/10/2025

E padëgjuar më parë: Ofertë prej 400 milionë eurosh për Lamine Yamalin

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk