Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

28/09/2023
DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja i cilëson personat që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar”, tha Miller, transmeton REL.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga një grup terroristësh, ku si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.

Ndërsa, tre sulmues mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq gashtë të tjerë janë arrestuar për këtë sulm terrorist.

Previous Post

EULEX-i përgënjeshtron deklaratat e Serbisë lidhur me sulmin në Banjskë

Next Post

Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

Related Posts

Aktuale

Në Prishtinë sot protestohet kundër Gjykatës Speciale

07/08/2025
Kosovë

Gucati: 106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme

06/08/2025
Rajon

Dodiku shpall referendum

06/08/2025
Kosovë

Tërheqja e kërkesës nga Osmani, Gjykata Kushtetuese del me sqarim

06/08/2025
__kateg

Komuna e Prishtinës mbështet protestën e nesërme të veteranëve: Të gjithë autobusët në Prishtinë janë falas

06/08/2025
Kosovë

“Nuk ka frikë nga asgjë, ka gjak ballkanas”, Ish-trajneri italian lavdëron Ardon Jasharin

06/08/2025
Next Post
Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

Aliu: Për pacientët e Onkologjisë hyrja në parkingun e ri të Klinikës do të jetë falas

07/08/2025

10 milionë euro do t’i kushtojnë shtetit zgjedhjet lokale të 19 tetorit

07/08/2025

Aliu: Vazhdojmë me digjitalizimin, me një vizion për shëndetësi që funksionon!

07/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk