Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Darka për liderët e Ballkanit Perëndimor/ Ja përse Mitsotakis nuk e ftoi Ramën

20/08/2023
Darka për liderët e Ballkanit Perëndimor/ Ja përse Mitsotakis nuk e ftoi Ramën
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qarqet politike dhe mediat greke e konsiderojnë një mesazh i rreptë ndaj qeverisë shqiptare mungesën e një ftese për kryeministrin Rama në darkën informale të thirrur nga homologu grek Mitsotakis, mbrëmjen e së hënës me liderët balkanikë, me rastin e 20 vjetorit të «Deklaratës së Selanikut» për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Dhe shkak për këtë është bërë qëndrimi që ajo mbajti në çështjen Beleri. Në një intervistë për kanalin televiziv SKAI, zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis ka theksuar:

Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë.

Samiti ballkanik me një mesazh për Ramën – Përçarja po thellohet për shkak të Belerit-shkruan Kathimerini që e cilëson hapur veprimin e z. Mitsotakis për të mos ftuar homologun shqiptar, një mënyrë diplomatike për t’i treguar jo vetëm zotit Rama, sidomos pas postimit të tij agresiv ne Facebook, por edhe pjesës tjetër të liderëve të Ballkanit Perëndimor se Greqia nuk negocion çështje parimore, siç është respektimi i të drejtave të njeriut, të cilat në rastin e Belerit po shkelen.

Në «akull» me Shqipërinë- shkruan edhe proqeveritarja Parapolitika që nënvizon faktin se ndalimi dhe paraburgimi i Belerit hedh një hije të rëndë në marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat janë përkeqësuar pas kësaj për shkak të pakënaqësisë së madhe të Athinës nga metodat e provokuese, siç thuhet, të udhëheqjes shqiptare në këtë çështje.

Ndërsa portali opozitar I-eidiseis jep një parametër tjetër të pakënaqësisë së Athinës ndaj Tiranës. Duke zbuluar faktin se në të njëjtën kohë kur lideri grek kishte të ftuar në shtëpinë e tij presidenten e KE Ursula von der Leyen dhe planifikonin samitin ballkanik, edhe lideri shqiptar kishte të ftuar në shtëpinë e tij në Himarë ish-kryeministrin britanik Toni Bler me bashkëshorten, zyra avokatore e së cilës ka marrë përsipër përfaqësimin e Shqipërisë në Hagë për çështjen e detit me Greqinë, si dhe edhe kryeministren italiane Meloni, duke i dhënë një dimension tjetër asaj që Rama po mendon të bëjë.

Sipas portalit në fjalë qeveria Mitsotakis ka nënshkruar një marrëveshje delimitimi me Italinë për ZEE, e cila është cilësuar si jo e mirë për palën greke nga një rreth i gjërë specialistësh.

Previous Post

Gjermania në “krizë”: 2/3 e gjermanëve duan një qeveri të re, s’e duan Scholzin

Next Post

Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen katër turistët në Shëngjin

Related Posts

Shqipëri

Shqipëria, e para në Europë për energjinë e rinovueshme me 99,3%

20/08/2025
Maqedoni

Një 41 vjeçar nga Tetova ndërroi jetë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës

19/08/2025
Shqipëri

Tragjedi në Kavajë: Tetovari 41-vjeçar humb jetën në plazh, familja e tronditur

19/08/2025
Aktuale

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16/08/2025
Shqipëri

16/08/2025
Botë

Trump i shkruan letër Begajt

15/08/2025
Next Post
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen katër turistët në Shëngjin

Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen katër turistët në Shëngjin

Pas dhjetë ditësh shuhet zjarri në “Jasen”

22/08/2025

Hekuran Murati merr 57 vota, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

22/08/2025

Konfirmohet për herë të parë zia e bukës në Gaza! OKB: Uri, mjerim dhe vdekje

22/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk