Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Dalin pamjet e rënda të rrahjes së Medi Isenit nga grupi i Noizyt, dyshohet se Stresi e preu në besë

02/08/2024
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në diskotekën “Sancy” në Pejë të Kosovës, ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi” dhe një familjar të tij, Bekim Hardergjonajn.

Medi Iseni, dyshohet se u pre në besë nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Pasi Medi Iseni dhe shoku i tij u futën në një dhomë, aty ata u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, duke u dhunuar me doreza hekuri dhe sende të forta.

Pas ngjarjes ata u dërguan me urgjencë në spital, teksa “Gazeta Sinjali” ka publikuar pamjet e Medi Isenit dhe Bekim Hadergjonajt, ku ata shihen me plagë të shumta në kokë dhe trup, si dhe të mbuluar në gjak.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi ka deklaruar se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin, teksa deri më tani ende nuk ka asnjë të arrestuar, ku duket se Noizy, një njëri i afërt me politikanët, po mbrohet nga institucionet e Kosovës.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi.

Noizy dhe Medi Iseni, janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit, ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.   

Previous Post

Incidenti në Aeroportin e Shkupit,reagon Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti

Next Post

VLEN: BDI-ja e përfshiu edhe presidenten e Kosovës në përpjekjet për t’i ikur përgjegjësisë për krimet

Related Posts

Showbiz

Nuk përmbahet Kaderi, shfaqet ‘zjarr’ në paraqitjen e fundit

14/09/2025
Showbiz

Nora Istrefi mahnit me elegancë, shfaqet zonjë e vërtetë me stil serioz

14/09/2025
Showbiz

Pajtohen Egli dhe Xheneta, së shpejti mund t’i shohim në një projekt të ri?

13/09/2025
Showbiz

Horoskopi 12 shtator 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

12/09/2025
Showbiz

“Kurrë s’është boll”, Yll Limani ndan pamje të reja nga Portugalia

12/09/2025
Showbiz

Çfarë po ndodh me Getin dhe Marinën?

11/09/2025
Next Post

VLEN: BDI-ja e përfshiu edhe presidenten e Kosovës në përpjekjet për t'i ikur përgjegjësisë për krimet

“Leskovac”, Vuçiç konfirmon stadiumin ku do luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

14/09/2025

Broja debuton në Premier League me Burnley në supersfidën ndaj Liverpool

14/09/2025

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk