Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Dalin nga spitali shumica e të lënduarve nga përplasja e avionit në Toronto, dëshmia e pasagjerit: Papritur u gjenda kokëposhtë…

19/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica e pasagjerëve të plagosur nga përplasja gjatë uljes së një avioni të linjës ‘Delta Air Lines’ kanë dalë nga spitali, tha të martën drejtorja ekzekutive e aeroportit të Torontos.

Vetëm 2 nga 80 pasagjerët që po udhëtonin nga Mineapolis për në Toronto po vazhdojnë të merrin trajtim mjekësor, pasi i mbijetuan mrekullisht përplasjes gjatë momentit të uljes së avionit, pasditen e së hënës. Pjesa më e madhe pësuan vetëm lëndime të lehta.

Avioni u ndal në pistë përmbys, e ndërsa u ul në pistë me mori flakë.

Deborah Flint, drejtorja ekzekutive e Autoritetit të Aeroporteve të Torontos, tha se 19 nga 21 të lënduarit kanë dalë nga spitali, por nuk dha detaje të mëtejshme për dy personat e mbetur.

Autoritetet thanë se vazhdojnë hetimet për arsyet e këtij incidenti. Komunikimi mes kullës dhe pilotit u duk se ishte normal dhe nuk është e qartë se çfarë nuk shkoi mirë në momentin që kur avioni po bënte uljen.

Në momentin e uljes, në aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos binte borë dhe frynte erë me shpejtësi deri në 65 kilometra në orë, sipas Shërbimit Metereologjik të Kanadasë. Temperatura ishte në -8.5 gradë Celcius.

Peter Carlson, një ndër pasagjerët që po udhëtonte drejt Torontos për të marrë pjesë në një konferencë mjekësore, tha se ulja ishte “shumë e ashpër”.

“Papritur gjithçka u zhvendos dhe u gjenda kokëposhtë i mbajtur nga rripi i sigurimit”, tha ai kanalit televiziv CBS News.

Autoritetet kanadeze mbajtën dy konferenca të shkurtra për shtypin të hënën, por dhanë pak detaje. Avioni ishte i tipit Mitsubishi CRJ-900 të prodhuar nga kompania kanadeze Bombardier.

“Ndjehemi shumë mirënjohës që nuk pati humbje të jetës dhe vetëm lëndime relativisht të vogla”, u tha gazetarëve zonja Flint.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Delta, Ed Bastian shprehu në një deklaratë solidaritetin e të gjithë kompanisë me personat e prekur.

Përplasja është incidenti i katërt madhor në Amerikën e Veriut gjatë javëve të fundit. Një avion komercial dhe një helikopter i ushtrisë u përplasën pranë aeroportit kombëtar Reagan në Uashington, D.C., më 29 janar, duke vrarë 67 persona. Një avion transporti mjekësor u përplas në Filadelfia më 31 janar, duke vrarë gjashtë personat në bord dhe një tjetër person në tokë. Gjithashtu, më 6 shkurt, dhjetë persona u vranë nga përplasja e një avioni në Alaskë.

Përplasja e fundit madhore në aeroportin ‘Pearson’ ndodhi në 2 gusht 2005, kur një avion ‘Airbus A340’ që vinte nga Parisi rrëshqiti në pistë dhe mori flakë gjatë një stuhie. Të gjithë 309 pasagjerët dhe ekuipazhi i fluturimit 358 i kompanisë ‘Air France’ i mbijetuan përplasjes./VOA

Previous Post

Mexhiti: Hfz. Sadudin Sulejmani ishte emblemë e fesë islame dhe krenari për Shkupin

Next Post

Murtezani dhe Kacarska nënshkruan Memorandum për bashkëpunim mes MÇE-së dhe EPI-të

Related Posts

Botë

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Next Post

Murtezani dhe Kacarska nënshkruan Memorandum për bashkëpunim mes MÇE-së dhe EPI-të

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025

“Urime fitoren, Ramiz” – vjen urimi i Noizyt për Lladrovcin

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk