Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Dalin dëshmi të tmerrshme se si planifkuan vrasjen e një gruaje në vend të Vanjës?

12/03/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Velibor Manev, një nga të akuzuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, tha sot në Gjykatën Penale se rrëmbimi i Vanjës ndodhi në tentimin e tretë, ndërsa plani fillestar ishte rrëmbimi i një gruaje të moshës 38-40 vjeçe.

Më herët, Manevi para Gjykatës tha se rrëmbimin e Zhezovskit në Veles e kanë kryer me qëllim që të përdorin automjetin e tij për të rrëmbyer një grua në Shkup, ndërsa të rrëmbyerit të mbahen në një gropë të hapur – “zemunica” në Veles deri në arkëtimin.

I pyetur se kë kanë planifikuar të rrëmbejnë, është përgjigjur se Palevski ka përmendur disa personalitete, në mesin e të cilëve, siç tha ai, “Sasho drejtori i Granit, më pas, ai vendosi për një grua të moshës 38-40 vjeç, vajzën e njërit prej shtëpive farmaceutike.” Sipas Manevit, Palevski fillimisht u ka premtuar secilit “nga 150 mijë euro për rrëmbimin e vajzës së farmacistit”, e që më pas, kur kanë parë se nuk ishte ai person, se është gabim, ai u ka thënë “nuk do të jenë aq para, do të jenë më pak, por me rëndësi është se do t’i marrim”.

“Gjatë gjithë kohës, edhe para se të ndodhte vetë rrëmbimi, dhjetë ditë më parë ai e kishte ndjekur atë, kështu na thoshte, për të parë kur ajo del, ku punon dhe gjoja e ka fotografuar me telefonin. Gjatë gjithë kohës na tregonte fotografitë, ajo dukej si një grua 38-40 vjeçare, nuk mund ta them nëse ishte e bërë me fotoshop”, tha ai.

Manevi tha se personin femër e kanë rrëmbye më 27 nëntor, në përpjekjen e tretë.

“Automjeti i Pançe Zhezovskit ishte në tregun në Radishan, na dërgoi atje më 27 nëntor dhe na la me kangun, na la të treve, mua, Boren dhe Vllatko Keshishevin, atje i vëmë flakën automjetit dhe u drejtuam për në ndërtesën ku duhej të kryenim rrëmbimin”, tha ai.

Previous Post

Sara e Driloni bëjnë hapin e rëndësishëm në marrëdhënie?

Next Post

Zgjedhja e rektorit – manipulim zgjedhor në universitetin “Nënë Tereza”

Related Posts

Maqedoni

Ministria e ekologjisë me komunikatë Lidhur me zjarrin në depozitën e mbeturinave elektronike “F-grupacija” në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

Ja lista e VLEN në Tetovë

14/09/2025
Maqedoni

Osmani: Lista e këshilltarëve e AKI, simbol i ndryshimit dhe fillimi i një politike të re që u shërben qytetarëve të Çairit

14/09/2025
Aktuale

Arrestohen menaxheri dhe pronari i fabrikës pas zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

Angellov: Zjarri në Trubarevë është shuar, por ende ka tym

14/09/2025
Aktuale

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

14/09/2025
Next Post

Zgjedhja e rektorit – manipulim zgjedhor në universitetin “Nënë Tereza”

Ministria e ekologjisë me komunikatë Lidhur me zjarrin në depozitën e mbeturinave elektronike “F-grupacija” në Trubarevë

14/09/2025

Ja lista e VLEN në Tetovë

14/09/2025

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk