Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Cristiano Ronaldo thyen rekord – bëhet njeriu i parë në planet që arrin një miliard ndjekës në të gjitha rrjetet sociale

13/09/2024
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo ka kremtuar suksesin e tij më të ri, të arritjes së një miliard ndjekësve në të gjitha platformat e rrjeteve sociale.

Ylli i Portugalisë ka mbi 100 milionë ndjekës në llogarinë e tij në X (ish-Twitter) dhe më shumë se 600 milionë ndjekës në Instagram, shkruan DailyMail.

Ai gjithashtu ka hapur së fundmi kanalin e tij në YouTube, ku ka grumbulluar tashmë 60 milionë abonentë. Ronaldo ka mbi 170 milionë ndjekës në Facebook dhe është gjithashtu shumë i popullarizuar në platformat sociale kineze.

Ronaldo falënderoi tifozët e tij në mbarë botën dhe reflektoi mbi udhëtimin e tij nga një djalë i vogël në Madeira në një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Në një mesazh të publikuar X, Ronaldo shkroi: “Kemi bërë histori — 1 MILIARD ndjekës! Kjo është më shumë se një numër – është një dëshmi e pasionit, përkushtimit dhe dashurisë sonë të përbashkët për futbollin dhe përtej tij”.

“Nga rrugët e Madeira-s deri te skenat më të mëdha në botë, kam luajtur gjithmonë për familjen time dhe për ju, dhe tani një miliard nga ne qëndrojmë së bashku. Ju keni qenë me mua në çdo hap të udhëtimit, gjatë të gjitha ngritjeve dhe rënieve. Ky udhëtim është udhëtimi ynë, dhe së bashku, kemi treguar që nuk ka kufij për atë që mund të arrijmë. Faleminderit që besoni në mua, për mbështetjen tuaj dhe që jeni pjesë e jetës sime. Më e mira ende nuk ka ardhur, dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi, fitojmë dhe të bëjmë histori së bashku”.

Postimi i Ronaldos përfshinte një grafik që detajonte shumë nga momentet e tij më të shquara në karrierë, i shoqëruar nga mbishkrimi “Një miliard ëndrra, një udhëtim”.

Ronaldo gjithashtu ka shënuar së fundmi një tjetër arritje, pasi ka shënuar golin e tij të 900-të në karrierë ndërsa luante për Portugalinë kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Gjatë karrierës së tij të shquar, Ronaldo ka luajtur për Sporting Lisbon, Real Madrid, Juventus dhe klubin e tij aktual Al-Nassr, përveç dy periudhave në Manchester United.

39-vjeçari aktualisht luan për Al-Nassr, për të cilët ka shënuar 62 gola në 68 ndeshje. Këtë javë Ronaldo ka kritikuar përsëri trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag, pasi holandezi pranoi që skuadra e tij nuk mund ta fitojë Ligën Premier.

“Trajneri, ata thonë se nuk mund të konkurrojnë për të fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve”, tha Ronaldo. “(Si) trajner i Manchester United, nuk mund të thuash që nuk do të luftojmë për të fituar Ligën Premier ose Ligën e Kampionëve. Duhet të thuash, ndoshta nuk kemi atë potencial, por nuk mund ta them këtë. Do të përpiqemi. Duhet të përpiqemi”.

Ronaldo ka fituar pesë herë Topin e Artë dhe ka fituar 33 trofe gjatë karrierës së tij./Telegrafi

Previous Post

Kryeministri bullgar Gllavçev: Nuk kemi çfarë të rinegociojmë me Maqedoninë e Veriut

Next Post

Shqipe Hysenaj po bashkëjeton me Bledi Manen?

Related Posts

Sport

Kush do ta fitojë Topin e Artë 2025? Ronaldo befason me përgjigjen

09/08/2025
Sport

“Topi i Artë”/ Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun

09/08/2025
Shqipëri

Broja prezantohet te klubi i ri! Ylli i kombëtares firmos për 5 vite

08/08/2025
Maqedoni

Shkëndija nisë me fitore të thellë sezonin, mposht Shkupin 5–1 në derbi

08/08/2025
Sport

Nuk respektuan kontrollet antidoping, UEFA dënon Lamin Jamal dhe Levandovskin

08/08/2025
Sport

Al Nassr nuk ndalet, ky është ylli që po do ta transferoj

08/08/2025
Next Post

Shqipe Hysenaj po bashkëjeton me Bledi Manen?

VLEN: Reagim mbi qëndrimet e Bujar Osmanit

09/08/2025

Europa kundër Trump: Jo tokë Rusisë! Paraqesin propozim alternativ në SHBA

09/08/2025

Durmishi: I nxorëm nga Qeveria, tani çlirojmë komunat!

09/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk