Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Çka thuhet në ankesën Thaçit për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë?

13/05/2025
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar nga avokatja Sophie Menegon ka parashtruar ankesë në Gjykatën Speciale në Hagë me arsyetimin se aktakuza ndaj tij për pengim të drejtësisë është e mangët dhe ka paqartësi.

Sipas parashtrimit të 8 majit 2025, pika 1 dhe 3 e aktakuzës e ngarkon Thaçin me tentim për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare si veprime të përbashkëta të një grupi.

Lidhur me këtë pikë, në parashtrimin e saj mbrojtja thotë se aktakuza është paqartë dhe nuk përmban detaje për faktet dhe materialet e pretenduara nga ZPS-ja.

Në parashtrim theksohet se sipas aktakuzës, kjo vepër thuhet se është kryer duke iu referuar të paktën ndaj një personi zyrar i cili ka qenë duke i kryer detyrat zyrtare.

Sipas mbrojtjes, neni 401 (2) parasheh pengimin e një zyrtari dhe nuk i referohet pengimit të një institucioni publik siç është ZPS-ja ose DhSK-ja.

“Në rastet e vendosura nga gjykatat e Kosovës që përfshijnë nenin 401 (ose dy veprat penale të ngjashme përpara këtij neni), identifikohet një zyrtar individual që është penguar në kryerjen e një detyre. Pikërisht ky person zyrtar është viktima e veprës penale”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes.

Mbrojtja thotë se aktakuza nuk jep askund identitetin e personit ose personave zyrtarë që pretendohet se Thaçi ka tentuar që t’i pengojë në përmbushjen e detyrave të tyre zyrtare.

“Aktakuza thjesht pretendon se këta persona ishin “një gjyqtar, një prokuror, një zyrtar i gjykatës, zyrtar i prokurorisë ose një person i autorizuar nga gjykata dhe prokuroria”. Ky është thjesht një referim ndaj disa prej kategorive të viktimave që krijojnë një formë të rënduar të veprës penale sipas nenit 401 (5). Me fjalë të tjera, ZPS ka paraqitur vetëm elementët e neneve 401 (2) dhe (5). Nuk ka paraqitur asnjë fakt”, thuhet në parashtrim.

Po ashtu, sipas mbrojtjes, identiteti i zyrtarëve publikë duhet të jetë fakt material dhe nëse ata nuk e dinë se cilin ose cilët zyrtarë pretendohet se i ka penguar Thaçi atëherë s’mund t’i përgjigjen akuzës.

Ata thonë që jo veç që ZPS-ja ka dështuar që të specifikojë se cilët zyrtarë janë penguar dhe se cili ka qenë funksioni i tyre, por, sipas mbrojtjes, aktakuza nuk përmban asnjë detaj në lidhje me detyrat zyrtare të personave që pretendohet që janë penguar nga Thaçi.

Veç kësaj, mbrojtja thotë se sipas aktakuzës veprat penale kanë të bëjnë me procedurat zyrtare të DhSK-së dhe ZPS-së dhe se nga kjo nxirret përfundimi se zyrtarët janë nga këto dy institucione.

“Megjithatë, përtej kësaj, aktakuza nuk jep detaje. Lista e përmendur në paragrafin 23 të aktakuzës është mjaft e gjerë për të përfshirë çdo gjyqtar të DhSK-së, çdo prokuror të ZPS-së, çdo anëtar të stafit të ZPS-së dhe çdo anëtar të stafit të KSK-së (përfshirë Regjistrin ose Dhomat)”, thuhet në parashtrim.

Mbrojtja thotë se aktakuza nuk përmban detaje as në lidhje me pengimin e zyrtarëve që pretendohet se është tentuar të bëhet nga Thaçi.

“Ajo thjesht thotë se i akuzuari “bashkërendoi për të ndikuar dëshmitarët” por nuk shpjegon se si ndikimi ndaj dëshmitarëve do të kishte shkaktuar pengimin e një zyrtari publik. Në vendimet e mëparshme të DhSK-së, “pengim” është interpretuar të nënkuptojë “parandalim, pengim, vështirësim ose vonesë e lëvizjes, kalimit ose përparimit të diçkaje”. Mbrojtja rezervon qëndrimin e saj në lidhje me saktësinë e këtij interpretimi, i cili është një çështje që do të diskutohet në gjykim. Megjithatë, aktakuza nuk shpjegon se si ZPS pretendon se një plan për të kontaktuar dëshmitarët dhe për të “ndikuar” tek ta do të “parandalonte, pengonte, vështirësonte apo vononte” zyrtarët e DhSK-së apo ZPS-së në përmbushjen e detyrave të tyre”, thuhet tutje.

Veç kësaj, mbrojtja pretendon se aktakuza nuk përmban detaje në lidhje me pretendimet për veprimet si një grup i përbashkët për të penguar punën e zyrtarëve.

Sipas tyre, aktakuza identifikon tri grupe që pretendohet që kanë qenë të përfshira në kryerjen e krimit por që nuk shpjegon se cila ishte sjellja e Thaçit apo të tre grupeve që të përcaktohet si ‘veprim i përbashkët’.

Krejt në fund, mbrojtja thotë se aktakuza nuk i siguron Thaçit informacionin minimal të nevojshëm që ai të kuptojë dhe t’i përgjigjet akuzave për pengimin e personave zyrtarë, të cilat akuza janë ngritur ndaj tij.

Sipas mbrojtjes, këto akuza janë të mangëta dhe kërkon nga gjyqtarja e procedurës paraprake që të urdhërojë ZPS-në që ta ndryshojë aktakuzën në përputhje me mangësitë e identifikuara.

Megjithatë, në rast që ZPS-ja nuk mund ta bëjë këtë, mbrojtja sugjeron si alternativë t’i hiqen Thaçit akuzat për pengim të personave zyrtarë.

Ndryshe, më 14 prill 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka ndryshuar vendimin e saj të mëparshëm për konformimin e aktakuzës, kështu duke konfirmuar formën e përgjegjësisë penale për Thaçin që bie në bazë të nenit 32 (3) të KPRK-së që ka të bëjë për shtytje në kryerjen e veprës penale të “Pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, në bazë të nenit 401 (3) dhe (5) të KPK-së. Ky vendim kishte ardhur pasi Apeli ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin e aktakuzës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilat, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, ku është shtuar një formë e përgjegjësisë penale ndaj Thaçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Nga katër pika të ankesës së ZPS-së, u pranua vetëm ajo që kishte të bënte me përgjegjësinë e Thaçit për nxitjen e Kilajt, Smakajt dhe Fazliut për të kryer veprën penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Ndryshe, në këtë rast Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt me 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

 

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të privilegjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës./Betimi për Drejtësi

Previous Post

Po martohet Stresi?

Next Post

Murtezani: Qeveria e RMV-së po finalizon dokumentet strategjike për fillimin formal të negociatave me BE-në

Related Posts

Kosovë

Dështoi për herë të 15-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13/05/2025
Kosovë

26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

13/05/2025
Kosovë

Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

13/05/2025
Kosovë

AAK çon sot në Kushtetuese vendimet e seancave të prillit dhe majit

12/05/2025
Kosovë

Ngjarje e rëndë në Prizren: 24-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës me armën që po e provonte për ta blerë

11/05/2025
Kosovë

Dështimi i seancës, Pacolli: Popull, a po e shihni kë keni votuar?

11/05/2025
Next Post

Murtezani: Qeveria e RMV-së po finalizon dokumentet strategjike për fillimin formal të negociatave me BE-në

VMRO-DPMNE: Taravari në asnjë mbledhje të Qeverisë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për balancuesin

13/05/2025

“Të grabitura, të plaçkitura dhe të dhunuara”, Berisha refuzon të njoh rezultatin e zgjedhjeve

13/05/2025

Janevska: Rriten pagat në arsim, investojmë në infrastrukturë, në programe të reja mësimore dhe tekste shkollore

13/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk