Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Çifti i famshëm nis një sipërmarrje së bashku, Dua Lipa dhe Calum Turner themelojnë TwentyTwo Films

31/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dua Lipa dhe Calum Turner kanë vendosur të bashkëpunojnë, duke synuar të hyjnë së bashku në botën e biznesit.
Çifti, i cili u fejua disa muaj më parë, ka themeluar së fundmi kompaninë TwentyTwo Films Limited, e cila do të merret me prodhimin e filmave dhe programeve televizive. Si këngëtarja 30-vjeçare ashtu edhe aktori 35-vjeçar zotërojnë aksione të barabarta në kompani.

Një burim pranë çiftit, për The Sun, u shpreh: “Dua dhe Calum janë njerëz shumë ambiciozë dhe kanë shumë plane për sipërmarrje që duan t’i zhvillojnë së bashku. Ajo është përpjekur më parë të përfshihet në industrinë e filmit, por nëse do të nisë projekte të reja, dëshiron të ketë më shumë kontroll krijues.”

https://x.com/DailyMailCeleb/status/1961772684359987289?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1961772684359987289%7Ctwgr%5E82f182b326869074dc4c112b6ce5c3b35562d53c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2025%2F08%2F30%2Fcifti-i-famshem-nis-nje-sipermarrje-se-bashku-dua-lipa-dhe-calum-turner-themelojne-twentytwo-films%2F&fbclid=IwVERTSAMgQV5leHRuA2FlbQIxMAABHgt2N_NKVWSSx1VSg845UsYb6gXjCCFeux60FUcXau_jIOPV3SrFEK-OC-v6_aem_Ms-t5b3Sy3N9WwKodVHpkw

I njëjti burim shtoi: “Ata kanë shumë ide që besojnë se do të funksionojnë. Është ende herët, por motorët janë ndezur dhe gjithçka po ecën përpara.”

Kjo nismë e re e kujton rrugën e ndjekur nga Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj, producenti Tom Ackerley, të cilët krijuan kompaninë LuckyChap – përgjegjëse për prodhime të suksesshme si “I, Tonya”, “Saltburn” dhe “Barbie”, ku mori pjesë edhe vetë Dua Lipa.

Lidhja mes Dua Lipës dhe Calum Turner nisi të tërhiqte vëmendjen e mediave në janar 2024, kur ata u panë së bashku në një festë pas premierës së serialit “Masters of the Air” në Londër, ku aktori luajti një nga rolet kryesore. Që atëherë, ata janë shfaqur shpesh bashkë në darka dhe evente publike.

Në korrik 2024, Lipa bëri zyrtare lidhjen e tyre me një postim në Instagram, ku ndau dy fotografi të ëmbla nga festivali Glastonbury, ku ajo performoi live. Në qershorin e kaluar, këngëtarja konfirmoi fejesën me Calum Turner në një intervistë për Vogue.

Previous Post

WhatsApp po teston një veçori për të frenuar lajmet e rreme me anë të inteligjencës artificiale

Next Post

Aksident ajror në Itali, humbin jetën tragjikisht babë e bijë

Related Posts

Aktuale

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Aktuale

VLEN: Jemi fituesit e zgjedhjeve lokale dhe subjekti i dytë politik në Maqedoni të Veriut

20/10/2025
Aktuale

Muhamed Elmazi me falimenderim te posaçëm për bashkvendasit e tij

20/10/2025
Aktuale

Izet Mexhiti priti Ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja: “Miqësia mes dy vendeve do të mbetet themel i së ardhmes sonë”

20/10/2025
Aktuale

Ky është rezultati përfundimtar në Çair pas numërimit të gjitha votave

20/10/2025
Aktuale

VLEN: Falënderim për qytetarët, shqiptarët folën me NJË ZË

20/10/2025
Next Post

Aksident ajror në Itali, humbin jetën tragjikisht babë e bijë

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

20/10/2025

Mexhiti: Vizita ime e parë si Zëvendëskryeministër ishte në Tiranë, bashkëpunimi me Shqipërinë do të thellohet në çdo fushë

20/10/2025

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk