Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Tech & Auto

ChatGPT i ri tërhiqet nga përdorimi, ngatërronte përdoruesit

02/05/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Modeli i ri i ChatGPT u tërhoq nga përdorimi për shkak se ngatërroi dhe hutoi përdoruesit.

Inteligjenca artificiale dhe chatbot-ët janë krijuar për të qenë ndihmues dhe të sjellshëm ndaj përdoruesve, por kompania OpenAI nga San Francisko hoqi nga tregu versionin e saj më të fundit të chatbot-it ChatGPT-4o, pasi përdoruesit u ankuan se në biseda ishte tepër servil, lajkatues dhe madje lavdëronte edhe sugjerimet më absurde të përdoruesve.

Programi GPT-4o, që doli në treg vetëm para disa ditësh, shfaqi sjellje tepër të përulura e lajkatare, dhe përdoruesit raportuan se edhe për pyetjet më të thjeshta u përgjigjej fillimisht me komplimente të shumta.

Në rrjetet sociale, ditët e fundit janë përhapur histori për këtë version të GPT, program që përdor të mësuarin e thellë për të lehtësuar komunikimin mes njeriut dhe kompjuterit dhe për të dhënë përgjigje apo përkthime – ku për shembull, edhe pyetje si “A duhet ta përqafoj një kaktus?” merrnin mbështetje entuziaste nga boti, raportojnë mediat.

Përdoruesit u ankuan se një sjellje e tillë ishte konfuzuese dhe e pakëndshme, çka bëri që kompania OpenAI të ndërhynte.

Një nga arsyet mund të jetë se zhvilluesit e chatbot-it ishin përpjekur të krijonin një softuer që t’u pëlqente përdoruesve me çdo kusht, dhe sipas statistikave të kompanisë, komplimentet në përgjithësi përdoreshin me sukses dhe kishin pranim pozitiv.

OpenAI ka në plan që në të ardhmen të ofrojë më shumë opsione sjelljeje për chatbot-in e saj, i cili u bë burim entuziazmi për inteligjencën artificiale që prej më shumë se dy vitesh dhe që tani ka rreth 500 milionë përdorues aktivë çdo javë.

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, deklaroi se tërheqja e kësaj versioni është përfunduar dhe se ekipi po punon për ta përmirësuar atë. Ai pranoi në platformën X se versioni i ri kishte qenë tepër lajkatues dhe i mërzitshëm.

Previous Post

“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e shtypit

Next Post

Sëmuren mbi 100 fëmijë, konsumuan drekën ku u gjet një gjarpër i ngordhur

Related Posts

Tech & Auto

Pas një dekade të plotë, Windows 10 ka dalë në pension

31/10/2025
Tech & Auto

Musk lanson Grokipedia me Inteligjencë Artificiale për të sfiduar Wikipedia-n

28/10/2025
Tech & Auto

Problemet me Snapchat vazhdojnë: Përdoruesit humbin mesazhe dhe miq pas ndërprerjes

20/10/2025
Tech & Auto

Risia/ Meta u jep prindërve më shumë kontroll mbi ndërveprimet e adoleshentëve me Inteligjencën Artificiale

18/10/2025
Tech & Auto

Instagram me ndryshime “drastike” për të mbrojtur përdoruesit e rinj

16/10/2025
Botë

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30/09/2025
Next Post

Sëmuren mbi 100 fëmijë, konsumuan drekën ku u gjet një gjarpër i ngordhur

Linjë telefonike falas për t’i paraqitur shkelësit e rregullave të votimit

31/10/2025

Nis shitja në tregun e zi të biletave të ndeshjes Kosovë – Zvicër

31/10/2025

Arsovska fali sulmuesin, Nuredini mori dënim me kusht

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk