Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Çfarë po ndodh? Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit të enjten

07/08/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Egjipti i ka udhëzuar të gjitha linjat e veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit për një periudhë kohore prej tri orëve mëngjesin e së enjtes, pas rritjes së tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.

NOTAM, një njoftim i sigurisë dërguar pilotëve të mërkurën, thekson se udhëzimet vlejnë prej orës 1:00 deri në orën 4:00 të enjten në mëngjes. Egjipti nuk dha asnjë hollësi pse e lëshoi një udhëzim të tillë.

“Të gjithë avionët egjiptianë do ta shmangin fluturimin mbi Teheran. Asnjë avion nuk do të lejohet të fluturojë mbi një territor të tillë”, thuhet në njoftim, duke iu referuar periudhës kohore triorëshe.

Ministria e Aviacionit Civil të Egjiptit tha më vonë të mërkurën se njoftimi ka për qëllim uljen e rreziqeve të sigurisë së fluturimeve, pas një njoftimi që mori nga autoritetet iraniane.

“Stërvitje ushtarake do të mbahen mbi hapësirën ajrore iraniane më 7 gusht, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, dhe nga ora 4:30 deri në orën 7:30 më 8 gusht, sipas kohës së Teheranit”, thuhet në njoftim.

Shumë kompani ajrore janë duke i rishikuar oraret e fluturimeve të veta për t’i shmangur hapësirat ajrore të Iranit dhe Libanit, si dhe janë duke i anuluar fluturimet për Izrael dhe Liban, nga frika për shpërthimin e një konflikti të gjerë, pas vrasjes së anëtarët të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

“Një njoftim i tillë NOTAM nga Egjipti është shumë i pazakontë. Ka gjasa se ky mund të jetë tregues për një përgjigje të mundshme të Iranit kundër Izraelit, por, njëkohësisht, arsyeja mund të jetë tjetër”, tha OPSGROUP, një organizatë e cila ndan të dhëna për rreziqet e fluturimeve.

Të dielën, autoritetet jordaneze u kërkua të gjitha kompanive ajrore që aterojnë në aeroportet e Jordanisë, të bartin karburant shtesë të vlefshëm për 45 minuta fluturim. Vendet e rajonit, përfshirë Jordaninë, i mbyllën hapësirat ajrore në fillim të këtij viti gjatë sulmeve ajrore kundër Izraelit./REL

Previous Post

Çfarë sinjalizojnë zgjimet gjatë natës për shëndetin tuaj

Next Post

‘Hiqe nga lagjja’, del inçizimi, Medi Iseni kërcënon shokun e Stresit

Related Posts

Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Botë

Ndahet çmimi “Nobel” për paqen, e fiton një politikane

10/10/2025
Next Post

‘Hiqe nga lagjja’, del inçizimi, Medi Iseni kërcënon shokun e Stresit

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk