Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Çfarë po fshihet pas lëvizjes surprizë nga Beogradi: Qeveria e re serbe tërheq në heshtje projektligjet për Kosovën!

26/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy projektligje të miratuara nga qeveria e mëparshme e Serbisë në tetor të vitit 2024, që kishin të bënin drejtpërdrejt me Kosovën, janë tërhequr në heshtje nga procedura parlamentare nga qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Gjuro Macut. Së bashku me këto, janë anuluar edhe 41 akte të tjera ligjore, raporton “KoSSev”, transmeton Insajderi.

Projektligjet e tërhequra synonin të shpallnin Kosovën si një “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale” dhe të krijonin një organ të veçantë gjyqësor për ndjekjen penale të atyre që shkelin të drejtat e serbëve të Kosovës – përfshirë edhe vetë serbët. Këto nisma ligjore ishin promovuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq në shtator 2024, në kulmin e një krize të re politike në veri të Kosovës.

Megjithëse propozimet u formalizuan dhe iu dorëzuan parlamentit më 29 tetor 2024, qeveria e re, një ditë pas betimit më 16 prill 2025, njoftoi Asamblenë Kombëtare për tërheqjen e të gjitha projektligjeve të pezulluara nga qeveria pararendëse.

Dokumentet e siguruara nga “KoSSev” përfshijnë një listë prej 43 akteve të tërhequra, mes tyre edhe dy projektligjet për Kosovën, të titulluara si:

“Ligji për Organizimin dhe Juridiksionin e Autoriteteve Gjyqësore për Ndjekjen Penale të Krimeve të Kryera në Territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”

“Ligji për Shpalljen e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë si Zonë e Mbrojtjes së Veçantë Sociale” (këto janë emrat e vendosura nga qeveria serbe)

Në kohën e paraqitjes së tyre, presidenti Vuçiq kishte deklaruar se këto ligje ishin të nevojshme për mbrojtjen e popullsisë serbe në Kosovë, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe mbylljes së institucioneve serbe në veri.

Previous Post

Filipçe: LSDM e gatshme edhe për zgjedhje të dyfishta

Next Post

Me mbishkrime dhe fotografi, familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan kërkuan edhe një herë drejtësi për të dashurit e tyre

Related Posts

Botë

Nesër protestë për drejtësi në Hagë (VIDEO)

13/09/2025
Rajon

Presidenti Erdogan pranon modelin e ri ‘fastback’ T10F të prodhuesit turk Togg

13/09/2025
Kosovë

BE kritika Kosovës për mbylljen e zyrave serbe në Mitrovicë

13/09/2025
Kosovë

Pezullimi i dialogut nga SHBA, reagon presidentja Osmani

12/09/2025
Kosovë

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

12/09/2025
Kosovë

”10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

12/09/2025
Next Post

Me mbishkrime dhe fotografi, familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan kërkuan edhe një herë drejtësi për të dashurit e tyre

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

13/09/2025

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk