Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Çfarë përfaqëson për amerikanët fotoja e arrestimit të Trump?

25/08/2023
Çfarë përfaqëson për amerikanët fotoja e arrestimit të Trump?
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Miliona fotografë kanë pasur mundësinë që të shkrepin foto të presidentëve amerikanë. Por asnjë prej tyre nuk ka qenë si fotoja që shihni më sipër.

Fotoja e arrestimit të Donald Trump-it u bë menjëherë një nga imazhet më ikonoke për këdo që ka shërbyer si komandati i forcave të armatosura të SHBA-së.

I burgosuri Nr. P01135809 sheh vëngër në drejtim të kamerës ndërsa fytyra e tij ka ngrirë si gur. Sesi po ndihej ish-presidenti amerikan në ato momente nuk mund ta dijë askush. Por fotoja, e cila është shkrepur pak pasi autokolona e tij ndaloi përpara burgut të Fulton County, nuk rrezaton personazhin që jemi mësuar të shohim shpesh në kamera.

Shikimi i tij mund të depërtojë deri te ty dhe vula e Zyrës së Sherifit të Fulton-it në një kënd të sipërm është një kujtesë se Trump, me gjithë fuqinë e tij të mëparshme, i është nënshtruar një procesi ku ai nuk mund të kontrollojë fatin e tij, shkruan CNN.

Fotografia e arrestimit të Trump është metaforë për zgjedhjet në të cilat kandidati i mundshëm republikan dhe presidenti i mundshëm i ardhshëm po përballet me 91 akuza penale. Megjithatë, ish-presidenti i mohon të gjitha akuzat dhe pretendon pafajësinë derisa të provohet e kundërta.

Por në një farë mënyre, fotoja me fytyrën e ngrysur të Trump, e shkrepur pasi ai u dorëzua te autoritetet të enjten, përfaqëson kulmin e pashmangshëm të një jete që ka shtrirë dhe shtrënguar kufizimet rreth presidencës dhe shpeshherë ka tendosur ligjin.

Më gjerësisht, për një njeri që e ndërtoi legjendën e tij përmes fotografive të paparacëve në rubrikat e thashethemeve të Nju Jorkut dhe që vlerëson revistat Time që mbajnë fytyrën e tij, rruga drejt Georgia-s, përfaqëson një tjetër kufi të ri të famës. Por, për një komb ende të ngatërruar në akuzat dhe tërbimin e shkaktuar nga Trump, fotografia, e cila bëri xhiron e mbarë botës, përfaqëson një lloj të veçantë tragjedie.

Previous Post

E fshehur në banane, kapet 9.5 ton kokainë (VIDEO)

Next Post

Osmani drejtuar Eskobarit: Bllokada na kushton një miliard euro në vit mbështetje financiare nga BE-ja

Related Posts

Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

03/11/2025
Botë

Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s

03/11/2025
Next Post
Osmani drejtuar Eskobarit: Bllokada na kushton një miliard euro në vit mbështetje financiare nga BE-ja

Osmani drejtuar Eskobarit: Bllokada na kushton një miliard euro në vit mbështetje financiare nga BE-ja

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk