Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Çfarë parasheh plani evropian për të zbatimin e së cilit diskutojnë Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq

18/03/2023
Çfarë parasheh plani evropian për të zbatimin e së cilit diskutojnë Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Plani evropian që u pranua nga Kosova dhe Serbia në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, për zbatimin e të cilit po diskutojnë në Ohër Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq synon që palët të respektojnë të drejtat sovrane të njëra-tjetrës, pavarësinë, autonominë, sovranitetin, integritetin territorial, të drejtën e vetëvendosjes dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit.

Plani parasheh njohjen e simboleve dhe dokumenteve relevante, që do të mundësonin qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave. Në nenin e parë thuhet: Të dyja palët do t’i njohin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Në nenin dy të propozimit thuhet se: Të dyja palët do të udhëzohen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin

Në nenin 4 thuhet se: Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Sa u përket të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, propozimi parasheh mbrojtjen e tyre. Po ashtu thuhet se duke pasur për bazë instrumentet e Këshillit Evropian dhe përvojat ekzistuese evropiane, palët do të përkushtohen që ky komunitet të ketë një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes në Kosovë, si dhe të gëzojë të drejtën e ndihmës financiare nga Serbia. Po ashtu, me këtë propozim, palët pajtohen që të mos e pengojnë njëra-tjetrën, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Në pikën 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit Kosovë-Serbi thuhet se të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese, përfshirë atë për Asociacionin.

Previous Post

Para takimi vjen reagimi i Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

Next Post

Ahmeti në Ohër: E rëndësishme që palët të dakordohen

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Rruga “Maksut Sadik” përfundon, nis ndërtimi i kampusit të Universitetit “Nëna Terezë”

11/10/2025
Maqedoni

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

11/10/2025
Maqedoni

Me veturë zyrtare kaloi në dy vija të plota, MPB: Është sanksionuar shoferi

11/10/2025
Maqedoni

BDI: Mickoski mendon për zgjedhje, ndërsa VLEN frikësohet nga populli

11/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Spital mobil dhe ekipe shëndetësore për kujdesin e qytetarëve të Çairit

11/10/2025
Aktuale

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025
Next Post
Ahmeti në Ohër: E rëndësishme që palët të dakordohen

Ahmeti në Ohër: E rëndësishme që palët të dakordohen

Skandaloze: Polici shqiptar kapet duke parë filma +18 në orar të punës (VIDEO)

11/10/2025

Mexhiti: Rruga “Maksut Sadik” përfundon, nis ndërtimi i kampusit të Universitetit “Nëna Terezë”

11/10/2025

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk