Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

“Çfarë kam parë ishte një makth” – Rrëfimi rrënqethës i snajperistit britanik që shërbeu në Kosovë

08/01/2024
“Çfarë kam parë ishte një makth” – Rrëfimi rrënqethës i snajperistit britanik që shërbeu në Kosovë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Veterani i ushtrisë britanike, Craig Harrison, ka rrëfyer për eksperiencën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Pavarësisht se ai mori pjesë në shumë luftëra, shërbimi në Kosovë i la gjurmët më të thella.

Harrison, ndryshe njihet si njëri prej snajpersitëve më vdekjeprurës në botë.

Ai për një kohë mbajti edhe rekordin për vrasjen më të largët të konfirmuar me snajper në luftime, në një distancë prej 2,475-metrash, ku Harrison vrau një kryengritës taliban në Afganistan.

Snajperisti britanik, ka shërbyer si ushtar në luftërat në Irak, Afganistan, Bosnje si dhe në Kosovë.

Ai ka rrëfyer kujtimet e tij nga lufta e fundit në Kosovë.

“Kur ne erdhëm në Prishtinë në qershor të vitit 1999, e mbaj mend se qyteti në atë kohë ishte bombarduar rëndë. Shumë qytetarë ishin të frikësuar dhe mbylleshin në shtëpitë e tyre nga forcat serbe. Kur ne erdhëm aty, forcat serbe u larguan nga Prishtina për në pjesën veriore të vendit në kufi me Serbinë. Më pastaj misioni ynë ishte që ta kontrollojmë kufirin edhe të siguroheshim që ushtria serbe të mos kthehet më. Ndërkohë ne shkuam nëpër shumë fshatra në Kosovë, të cilat ishin të zbrazura dhe zakonisht aty kishim mbetur vetëm gratë pasi që burrat i kishin vrarë. Në fshatra kishin mbetur edhe disa serbë, të cilët na gjuanin me gurë dhe fshiheshin thellë në male, derisa e kuptuan se lufta kishte përfunduar. Ne po vazhdonim të qëndronim aty vetëm për t’iu ndihmuar qytetarëve të Kosovës, të cilët ishin në gjendje të tmerrshme dhe e kam shumë vështirë ta përshkruaj” , ka thënë ai.

Pavarësisht se ka qenë i përfshirë në shumë luftëra, Craig Harrison, thotë se ajo e Kosovës e la me trauma.

“E mbaj mend kur shkuam me një shkollë vetëm pak jashtë Prishtinës, ku donim të bënim një bazë për ekipin tonë. Së pari duhet ta pastronim vendin sepse dyshonim se aty mund të kishte mina dhe mjete të tjera të rrezikshme. Ishte një korridor shumë i gjatë dhe kishte shumë dhoma. Në filluam t’i kontrollonim të gjitha dhomat një nga një, dhe e mbaj mend se kishte shumë gjak. Por kur ne mbërritëm tek dhoma e fundit, aty ishin gjashtë apo shtatë gra të zhveshura që ishin mbajtur pengje nga serbët. Gjendja e tyre ishte e tmerrshme, ato ishin te mbuluara me gjak në një dhomë të errët dhe gjëja e fundit që ato do donin të shihnin ishin disa ushtarë më armë. Prandaj ne i larguam të gjitha armët tona dhe situatën e lamë në dorën e një ushtarake femër, në mënyrë që ajo t’i qetësonte. Unë kam qenë në zona të ndryshme lufte, si në Irak ashtu edhe në Afganistan, por çfarë kam parë në Kosovë ishte me të vërtetë një makth. Në Kosovë e mendova se si qeniet njerëzore mund t’ia bënin këtë qenieve njerëzore. Nuk kam fjalë të përshkruaj me atë që u përballëm atje”, thotë snajperisti britanik.

“Nuk kam qenë më asnjëherë në Kosovë që nga mbarimi i luftës dhe do doja ta shihja sa shumë ka ndryshuar tani. Kjo më pëlqen më së shumti tek njerëzit, të cilët gjejnë forcë për t’u kthyer dhe për ndërtuar sërish diçka të mirë pavarësisht të kaluarës tragjike. A nuk është diçka fantastike, ju tani jeni një shtet i pavarur. Më vjen shumë mirë që sado pak kemi kontribuar që ju ta fitoni pavarësinë, ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim edhe në të ardhmen gjithmonë”, thotë ai për Tëvë 1.

Harrison ka shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it britanik, në regjimentin “Blues and Royals”.

Për shkak të shumë luftërave, Harrison zhvilloi çrregullime të stresit post-traumatik dhe u largua nga ushtria britanike në vitin 2014.

Previous Post

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu

Next Post

Kjo mace në TikTok fiton më shumë se paga mesatare vjetore në SHBA

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Mjedisi i pastër është prioritet i yni i përbashkët – “Fundjava e Pastrimit” është shembull i vlerave evropiane në praktikë

09/05/2025
Kosovë

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

09/05/2025
Aktuale

Sot përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09/05/2025
Aktuale

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025
Aktuale

VLEN: 9 dhe 10 Maji – Ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin!

09/05/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

09/05/2025
Next Post
Kjo mace në TikTok fiton më shumë se paga mesatare vjetore në SHBA

Kjo mace në TikTok fiton më shumë se paga mesatare vjetore në SHBA

Shqipëria me hapa të sigurt drejt BE-së – mesazh nga Ambasadori Meidani për Ditën e Europës

09/05/2025

EVN bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik „Generallka vikend 2025“

09/05/2025

LSDM: Kemi dëshmi per korrupsion prej 350 mijë euro te Maksim Dimitrievskit

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk