Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Çfarë janë Karnavalet Ilire që mbahen nē Bozovcë të Tetovës dhe si festohen?

06/02/2025
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Karnavalet Ilire janë një festival unik kulturor që synon të rikthejë dhe promovojë traditat e lashta ilire përmes maskave, kostumeve dhe riteve simbolike. Ky event zhvillohet në fshatin Bozovcë, në zemër të Malësisë së Sharrit, dhe vit pas viti po kthehet në një traditë të rëndësishme, duke tërhequr pjesëmarrës nga zona të ndryshme të vendit dhe rajonit.

Këtë vit, Karnavalet Ilire do të mbahen më 15 shkurt, duke sjellë një atmosferë festive me parada, muzikë tradicionale, performanca artistike dhe aktivitete të tjera që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore ilire. Maskat dhe veshjet karakteristike që përdoren gjatë karnavaleve kanë një rëndësi të veçantë, duke simbolizuar figura mitologjike dhe elemente të identitetit të lashtë ilir.

Organizatorët e këtij eventi, Neshad Mehmedi dhe Kasam Arifi, të ftuar në emisionin Ftesë në Studio në Alsat, u shprehën të lumtur që kjo ngjarje po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, duke fituar vëmendje dhe mbështetje më të madhe nga komuniteti. Sipas tyre, interesi në rritje për këtë event tregon dëshirën e madhe për të ruajtur dhe promovuar traditat vendase, duke I kthyer Karnavalet Ilire në një pikë referimi për kulturën dhe turizmin në zonën e Sharrit. Megjithatë ata theksuan se duhet të kenë mbështetje më të madhe institucionale.

Ky festival jo vetëm që feston kulturën dhe historinë ilire, por gjithashtu kontribuon në promovimin e turizmit dhe ruajtjen e identitetit kulturor. Me çdo edicion të ri, Karnavalet Ilire po forcojnë pozicionin e tyre si një event I rëndësishëm kulturor dhe një atraksion për vizitorët e apasionuar pas historisë dhe traditave autoktone. /Alsat.mk

Previous Post

Trump themelon Zyrën e Besimit në Shtëpinë e Bardhë

Next Post

“Zef Lush Marku”, turne memorial në kujtim të ish-drejtorit Faruk Zeqiri

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post

“Zef Lush Marku”, turne memorial në kujtim të ish-drejtorit Faruk Zeqiri

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk