Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor

05/04/2023
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një sëmundjeje serioze, thonë ekspertët.

Mjekët shpjegojnë se dhimbja e kokës mund të jetë simptomë e një çrregullimi organik por edhe shenjë e një problemi më të komplikuar

Dy llojet e dhimbjeve të kokës

Ekspertët shpjegojnë se njerëzit mund të vuajnë nga një ose dy lloje të dhimbjeve të kokës.

Bëhet fjalë për dhimbjet si pasojë e tensionit të gjakut në të dyja rastet, i ulët apo i lartë, ose ato si pasojë e enjtjes së enëve të gjakut përreth kokës.

Ndonjëherë, këto dhimbje tregojnë se një aspekt i përditshmërisë suaj po shkakton stres ose lëndim të organizmit.

Ushqyerja e pamjaftueshme, dehidratimi, pozicionimi i keq i trupit dhe lodhja e syve janë disa prej shkaktarëve të dhimbjeve të kokës.

Ekspertët thonë se nëse njeriu përballet me dhimbje të shpeshta të kokës duhet të frenohet nga dëshira për të marrë ilaç dhe të hetojë arsyet e dhimbjeve.

Studentët për shembull përballen shpesh me dhimbje të vazhdueshme të kokës sepse nuk janë të rregullt me ushqimin.

Migrena është një dhimbje e ndryshme

Dhimbjet e migrenës ndryshojnë nga dhimbjet e zakonshme të kokës.

Njerëzit që vuajnë nga migrena shprehen se ndihen sikur kanë një çekan në kokë që godet në mënyrë të përsëritur.

Dhimbjet e migrenës zakonisht janë në një anë të kokës dhe shoqërohen me të përziera

Si të salloni nëse vuani nga migrena

Shenjat paralajmëruese të migrenës janë të shumta dhe zakonisht përfshijnë:

-Turbullim të shikimit;

-Vështirësi në artikulim;

-Aromë të paqenë portokallesh;

-Konfuzion;

-Të përziera;

-Mungesë oreksi;

-Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës së fortë dhe zhurmave.

Nxitësit e dhimbjeve të migrenës nga ana tjetër ndryshojnë në varësi të individit, por më të përhapurat janë:

-Ushqime të caktuara;

-Aroma të forta;

-Depresioni, ankthi dhe probleme me humorin;

-Shmangia e marrjes së ilaçeve në kohë;

-Niveli i ulët i sheqerit në gjak;

-Ndryshimet e papritura të motit;

-Dritat e forta;

-Ndryshimet hormonale.

Nëse përjetoni 3 ose 4 dhimbje koke në javë dhe merrni doza të larta ilaçesh kundër dhimbjes, duhet të shkoni tek mjeku sa më parë./AgroWeb.org

Previous Post

Tetovari që masakroi nënën me sëpatë, ka ikur nga spitali psikiatrik

Next Post

Blinken: Veprimet e njëanshme të Kinës në Tajvan do të kenë pasoja

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Nagelsmann refuzon Chelsean

Blinken: Veprimet e njëanshme të Kinës në Tajvan do të kenë pasoja

80-vjetori i Shkollës Fillore “Liria” u festua me emocione dhe krenari në Çair

09/05/2025

Plastika në objektet e përditshme mund ta çrregullojë gjumin ngjashëm si kafeina

09/05/2025

Provokime ndaj SHBA-së dhe Koresë së Jugut, Kim Jong Un teston raketat bërthamore

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk