Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama zbardh emrat e propozuar 04/09/2023 18:26 Kryeministri Edi Rama ka propozuar në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS-së ndryshimet në kabinetin qeveritar. Pas një orë e gjysmë ka përfunduar takimi, i cili solli ndryshime në kabinetin qeveritar, ku u propozua Ervin Meta si Ministër të Financave, Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme, Manastirliun si Ministre të Arsimit, Anila Denaj Ministre Bujqësie, Albana Korçiu Ministre e Shëndetësisë, Ibrahimaj Ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Maznikun si Ministër për Pushtetin Vendor. Emrat e propozuar: Ministër i Financave – Ervin Mete Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj Minsitër i Shëndetësisë- Albana Korçiu Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj Nuk do të ketë Ministre shteti për Standarte dhe Shërbime por Ministre Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion do ta kryejë Arbian Mazniku Kryeministri Edi Rama tha se në tetor do të mblidhet kongresi i PS-së ku do të miratohen ndryshimet në strukturë të sekretariatit të PS-së. Sekretariati i ri ekzekutiv i PS: Sekretari i Organizimit Ardian Çela Sekretari i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca Sekretare e Gruas Evis Kushi Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etien Xhafa Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë Romina Kuko Sekretar i Çështjeve Zgjedhore Ardian Salianji Sekretare e Programit Milva Ekonomi Sinjalet e para për ndryshime të forta në radhës e partisë në pushtet që drejton, Edi Rama i dha në asamblenë e fundit të 26 Korrikut. Për herë të parë në historinë e kësaj force politike en-block shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, paçka se në zgjedhjet e fundit lokale socialistët korrën një fitore spektakolare.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS-së ndryshimet në kabinetin qeveritar. Pas një orë...

Read more
Page 59 of 88 1 58 59 60 88