Pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “BDI-ja është faktor destabilizues”, reaguan sot integristët, përcjell TV21. Nga BDI i janë përgjigjur disa herë pyetjes “kush destabilizon vendin?”, ndërsa akuzojnë qeverinë aktuale se po godasin multietnicitetin dhe barazinë në Maqedoninë e Veriut. Reagimi i plotë i BDI-së: Në përgjigje të deklaratave të fundit që adresojnë BDI-në si një faktor destabilizues, theksojmë se është shqetësuese lehtësia në përdorimin e retorikës ndarëse dhe akuzat që në realitet godasin multietnicitetin dhe barazinë në vendin tonë. Prandaj, shtrojmë disa pyetje për të ndriçuar të vërtetën: Kush destabilizon vendin? Ata që thonë “ta kthejmë vendin për maqedonasit” apo ata që mbrojnë multietnicitetin dhe barazinë? Kush destabilizon vendin? Ata që shkelin vullnetin e mbi 40% të komuniteteve etnike në një vend multietnik apo ata që promovojnë demokraci të barabartë dhe funksionale? Kush destabilizon vendin? Ata që përjashtojnë diasporën nga llogaritjet politike dhe financiare, megjithëse ajo diasporë ruan stabilitetin financiar të vendit, paguan taksa dhe është ambasadorja më e madhe e këtij vendi? Kush destabilizon vendin? Ata që urdhërojnë Gjykatën Kushtetuese të heqë zemrën e Marrëveshjes së Ohrit – të drejtën për identifikim etnik – apo ata që respektojnë këtë të drejtë për të gjithë qytetarët? Kush destabilizon vendin? Ata që anulojnë mekanizmat që integruan një popull të tërë në institucionet e shtetit unitar në vend të krijimit të institucioneve paralele apo ata që ndërtojnë një shtet dhe shoqëri të barabartë? Kush destabilizon vendin? Ata që përpiqen të fshijnë dhe të anulojnë më të shenjtën, gjuhën shqipe, apo ata që zyrtarizuan shqipen në vend dhe maqedonishten në Bashkimin Evropian? Kush destabilizon vendin? Ata që për vite të tëra bllokuan integrimin në NATO apo ata që e integruan vendin në NATO? Ata që bllokuan rrugën drejt Bashkimit Evropian apo ata që hapën negociatat dhe mbajtën Konferencën e Parë Ndërqeveritare? BDI-ja mbetet e përkushtuar për të mbrojtur barazinë, multietnicitetin dhe Marrëveshjen e Ohrit si një themel të paqes dhe stabilitetit. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të reflektojnë mbi këto pyetje dhe të ndërmarrin veprime që promovojnë unitet dhe barazi, në vend të përçarjeve që rrezikojnë të ardhmen e përbashkët të të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “BDI-ja është faktor destabilizues”, reaguan sot integristët, Nga...

Read more
Page 49 of 1893 1 48 49 50 1,893