Kamberi: Serbia mohon gjithçka shqiptare, e bashkësia ndërkombëtare hesht 17:01 – Sot Shpërndaje në Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se paranoja nga gjithçka që është shqiptare në Serbi po merr hov. Përmes një postimi në Facebook, Ai u shpreh se një familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030. Kamberi përmendi edhe gjykatën serbe në Vranjë, e cila siç u shpreh ai, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave shqiptarë. recommended by BRAINBERRIES Is It Real Or Just A Part Of Her Imagination? LEARN MORE “Një familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030, nga një gjykatë serbe në Beograd, për të vetmin shkak se djali i tyre i mitur kishte të veshur bluze me shqiponjë dykrenare. Familja ishte duke udhëtuar tranzit nëpër Serbi me destinacion Evropën perëndimore.Një gjykat tjetër serbe në Vranjë, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave të autorit shqiptar nga Presheva, Gani Veseli, me arsyetimin që e e ka dhënë Qendra filmike e Serbisë në Beograd, se njëri film, po “nxitë ndjenjat e urrejtjes ndëretnike, në një mjedis shumënacional”. “Filmi tjetër nuk mund të shfaqet deri sa nga materiali nuk largohen simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, qeveria e së cilës ishte edhe financuese e projektit të ekranizimit të tregimeve popullore nga Presheva. Në pak ditë dy akte gjyqësore të cilat legjitimojnë ksenofobinë antishqiptare e cila është instaluar në të gjitha instanstancat e shtetit të Serbisë”, shkroi ai. Kamberi tha se urrejtje e hapur dhe institucionale ndaj të tjerëve, është përditshmëri që siç u shpreh ai, po kultivohet nga institucionet shtetërore në Serbi. “Të njëjtat institucione që po nxisin dhe ushqejnë ksenofobinë me program shtetërore, për vite me radhë, po ndërtojnë kulturën e mohimit të krimeve të luftës e glorifikimit të kriminelëve të luftës, me polici po ruajnë muralet e kriminelëve të dënuar nga Tribunali ndërkombëtar për krime lufte dhe përmes projektit të “Botës serbe” po vazhdojnë me politikën e aspiratave territoriale ndaj Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës”. “Gjithë kjo po ndodhë edhe përkundër faktit se së paku formalisht ky shtet është në proces të integrimit në BE. Paradaoksale. Derisa BE është definuar si komunitet në të cilin dallimet konsiderohen pasuri, shteti aspirant për këtë komunitet, ato i sheh si kërcenim, ndalon diversitetin dhe shqipton dënime përmes gjyqësorit të kontrolluar”, u shpreh ai. Tutje, ai u shpreh se gjithë këto po ndodhin në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tij po hesht. “Mohimi i gjithçkaje që është shqiptare. Mohimi i simboleve, gjuhës e identitetit është politika që po e proklamon Sebia në raport me shqiptarët. Dhe gjithë këto akte dhune, ksenofobije, urrejtje, shovenizmi e neonacizmi po zhvillohen në sytë e Bashkësisë ndërkombëtare. Edhe pas gjithë këtyre aktve Bashkësia ndërkombëtare hesht. Me heshtje ajo po flijon demokracinë dhe vlerat e saj në dobi të stabilokracisë. Ajo po i jep mundësi dhe po i krijon hapësirë autokatit serb që të vazhdojë me politikën e tij destabilizuese në Ballkanin Perëndimorë”. “Të shohim e presim ama edhe Millosheviqin pas Dejtonit e patën shpallur “garant të paqes në Ballkan”. U desh të kalonin katër vjet e të ndodhnin krimet kundër njerëzimit në Kosovë për ta shpallur “Kasap të Ballkanit”. Historia mund edhe të përsëritet. Nëse përsëritet ajo vjen si “komedi apo tragjedi” e pati thënë Marksi. Çka do të ndohë kjo kryekput varet nga reagimi i Bashkësisë ndërkombëtare”, u shpreh tutje ai.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se paranoja nga gjithçka që është shqiptare në Serbi po...

Read more
Page 133 of 195 1 132 133 134 195