Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Çairi triumfon në sekondat e fundit ndaj Kumanovës

01/03/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi i xhiros së 7-të në fazën play-off të Ligës së Femrave mes Kumanovës dhe Çairit përfundoi me fitore dramatike të mysafireve me rezultat 27:26. Kumanova kishte epërsi për pjesën më të madhe të kohës, por nuk arriti ta ruajë avantazhin deri në fund.

Skuadra vendase, e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi 5:2 pas dhjetë minutave të para dhe duke e çuar diferencën në 10:6 në mesin e pjesës së parë. Çairi me trajnerin Basri Latifi u përpoq të reagonte dhe afroi rezultatin në 11:9, por Kumanova ruajti qetësinë dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh 15:12.

Në fillim të pjesës së dytë, Kumanova u shkëput në 17:12 dhe dukej në rrugë të sigurt drejt fitores, por Çairi nuk u dorëzua. Mysafiret realizuan një seri prej 5:0, duke barazuar rezultatin në 21:21. Në minutën e 50-të, rezultati ishte 22:22, ndërsa Kumanova u rikthye në epërsi 24:22, por sërish nuk arriti ta mbyllte ndeshjen.

Në minutat e fundit, çdo aksion ishte vendimtar, ndërsa portierja Kojoviq ishte heroina e Çairit me pritjet e saj kyçe. Në sekondat e fundit, Guliçoska realizoi nga penalltia për epërsinë 27:26, ndërsa Kumanova humbi shansin për të barazuar në aksionin e fundit, duke i dhënë mundësinë Çairit të festojë një fitore të madhe.

Previous Post

Lajm i mirë për Ukrainën- Kryeministri i Britanisë i konfirmon Zelenskyt mbështetjen e plotë

Next Post

Trump në spital javët e ardhshme! Shtëpia e Bardhë: Presidenti do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti inspektoi punimet për ndërtimin e rrjetit primar të ujësjellësit në Merovë të Zhelinës

22/08/2025
Aktuale

Mashtrimet për aksidente të rremë s’kanë të ndalur! 79 vjeçares i merren afro 30 mijë euro!

22/08/2025
Maqedoni

Lashkoska: Në koordinim me Qeverinë, po punojmë shpejt dhe në mënyrë sistematike për sanimin e hidrosistemit “Gjavato”

22/08/2025
Aktuale

Reklamimi politik për zgjedhjet lokale, KSHZ: Janë regjistruar 33 televizione, 42 radiostacione, tetë mediume të shtypura dhe 246 portale informative

22/08/2025
__kateg

Bajern e nis kampionatin me mungesa, shtohet numri i të dëmtuarve

22/08/2025
Maqedoni

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura

22/08/2025
Next Post

Trump në spital javët e ardhshme! Shtëpia e Bardhë: Presidenti do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore

Si të dalloni alergjinë nga ftohja gjatë stinës së verës

22/08/2025

Pse dhimbja e shpinës nuk duhet injoruar?

22/08/2025

QUINT thirrje qeverisë dhe partive të mos pengojnë regjistrimin e pakicave për zgjedhje

22/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk