Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Bytyqi:Diaspora inkurajohet të investojë në atdhe, ne i ndihmojmë financiarisht dhe në partneritet

19/05/2023
Bytyqi:Diaspora inkurajohet të investojë në atdhe, ne i ndihmojmë financiarisht dhe në partneritet
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli me rastin e hapjes së Multipark Izairi, në komunën e Bogovinës, Tetovë, kompani që prodhon tela bakri që kryesisht përdoren në industrinë e lidhur me energjinë, e themeluar nga vëllezërit Nuhi dhe Nebi Izairi, të kthyer nga Gjermania.

Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se kjo ditë është një tregues i qartë se si Qeveri jemi thellësisht të përkushtuar që përmes politikave ekonomike efikase të krijojmë një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, siç dëshmohet nga suksesi i kësaj kompanie me të cilën Qeveria ka partneritet që në fillimet e saj.

“Mbështetja e Qeverisë, e cila e mbështet këtë kompani përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, është tregues i politikave të suksesshme ekonomike të vendit, dhe krijon një klimë të volitshme për kompanitë, duke i stimuluar ato të hyjnë në cikle të reja investimi. Marrëveshjen për ndihmë financiare investive Multipark Izairi e ka nënshkruar në vitin 2021 dhe vetëm për ciklin investues të atij viti kompania ka marrë ndihmë financiare shtetërore prej 47 milionë denarë, e cila do të vazhdojë deri në përfundim të projektit të tyre”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi në fjalimin e tij para të pranishmëve, informoi se Multipark Izairi mbështetet nga masat “Investime dhe të ardhura kapitale” si dhe me masën “Zhvillimi i balancuar rajonal”, por vlen të veçohet edhe mbështetja financiare që ne ofrojmë përmes masën “Kthimi nga diaspora”, që ka rëndësi të veçantë për Qeverinë.

“Është e rëndësishme për ne që të sigurojmë që të gjitha rajonet të kenë të njëjtat mundësi për rritje dhe përparim ekonomik. Në këtë drejtim, Qeveria mori masa për zhvillim të drejtë rajonal dhe rezultatet janë të dukshme. Sot premtimi është realizuar, vitin e kaluar mbi 66% e mbështetjes financiare ka qenë për zhvillim të barabartë rajonal. Ky nuk është vetëm një numër, por një dëshmi e vendosmërisë sonë për të ndryshuar imazhin ekonomik të vendit tonë dhe për të inkurajuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët tanë”, tha Bytyqi, i cili në fjalimin e tij theks të veçantë e vuri diasporën.

“Nuk mund ta harrojmë diasporën, e cila është thellësisht e lidhur me identitetin dhe historinë tonë. Për ne diaspora është një burim i madh njohurish dhe një partner i rëndësishëm në zhvillimin tonë ekonomik dhe kulturor. Prandaj, me krenari ju prezantojmë një premtim tjetër të realizuar, ndihmë financiare prej 15% për sipërmarrësit nga diaspora. Kjo ndihmë është një shprehje e brengës sonë dhe një ftesë për t’u bashkuar me ne në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur për vendin tonë”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se Multipark Izairi simbolizon vizionin dhe përpjekjet e përbashkëta të Qeverisë, investitorëve dhe qytetarëve për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe të drejtë.

“Ne shohim në këtë kompani jo vetëm një iniciativë të suksesshme biznesi, por edhe një fushë pjellore për inovacion, bashkëpunim dhe rritje ekonomike. Sot, ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe rrugëtimin që kemi bërë për të arritur këtu. Por ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të gjatë drejt suksesit dhe rritjes së qëndrueshme. Kjo kompani është shembull konkret i përkushtimit tonë për të krijuar vende të reja pune, për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve tanë. Ne besojmë në potencialin tonë për të krijuar një mjedis të volitshëm për bizneset, duke ofruar mbështetjen e nevojshme për rritjen e inovacioneve dhe konkurrueshmërisë në tregun global”, tha Bytyqi në fjalimin e tij dhe kërkoi të punojmë së bashku për të realizuar potencialin tonë, për të rritur investimet, për të hapur vende të reja pune dhe për të ndikuar në rritjen ekonomike të vendit tonë.

Previous Post

Ahmeti mbledh kryesinë në Reçicë – Për çka do të diskutohet?

Next Post

Bayer Leverkusen kapet me Mourinhon: E arriti qëllimin në mënyrë të shpifur

Related Posts

Maqedoni

Kasami: Punojmë për kultivimin e një rinie aktive, me më shumë aktivitete kulturore e sportive

27/10/2025
Maqedoni

Shefi i PR-it i Bajram Rexhepit në takim me kandidaten e Levicës në Tetovë

27/10/2025
Maqedoni

MPB: Janë arrestuar dy zyrtarë policorë të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Gostivar, ndërsa po kërkohen edhe persona të tjerë

27/10/2025
Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës

27/10/2025
Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës

27/10/2025
Maqedoni

Sulmoi futbollistët 15-vjeçarë, dënohet me 11 muaj burg 43-vjeçari nga Shkupi

27/10/2025
Next Post
Bayer Leverkusen kapet me Mourinhon: E arriti qëllimin në mënyrë të shpifur

Bayer Leverkusen kapet me Mourinhon: E arriti qëllimin në mënyrë të shpifur

Trump porosit Putinin – Ndale luftën, mos testo armë bërthamore

27/10/2025

“Më puthe në ballë kur kandidoje për kryetare bashkie” – Hati lë pa fjalë Grida Dumën

27/10/2025

Prokurori Beqë Shala ndalohet për 48 orë për marrje ryshfeti

27/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk