Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Bytyqi nga Demir Kapia: Përmes programit TAV realizojmë projekte infrastrukturore për të gjithë qytetarët në mbarë vendin

24/04/2023
Bytyqi nga Demir Kapia: Përmes programit TAV realizojmë projekte infrastrukturore për të gjithë qytetarët në mbarë vendin
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi komunën e Demir Kapisë, ku së bashku me kryetarin e komunës Lazar Petrov dhe Ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, inspektoi punimet përfundimtare ndërtimore në Shtëpinë e Kulturës.

Në deklaratën e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se në vitet e fundit janë investuar më shumë se 550.000 euro për rikonstruimin dhe përmirësimin si dhe pajisjen e një sallë të re të kinemasë, prej të cilave rreth 124.000 euro janë mjete financiare nga programi TAV.

“Në Shtëpinë e Kulturës “Mirka Ginova” këtu në Demir Kapi, në vitet e fundit janë investuar më shumë se 550.000 euro për rikonstruim dhe përmirësim, si dhe pajisjen e një salle kinemaje krejtësisht të re. Një pjesë e këtyre mjeteve, rreth 124.000 euro, janë nga programi TAV dhe ky është një nga projektet që kanë përfunduar plotësisht. Projektet e TAV-it zbatohen në të gjitha komunat në mbarë vendin. Jam i kënaqur kur e shihni se me një planifikim të mirë, 70% e projekteve të filluara tashmë janë realizuar brenda afatit të caktuar, ose janë përfunduar 56 projekte në 56 komuna, kurse aktualisht 25 projekte janë në zhvillim e sipër dhe janë planifikuar të përfundojnë deri në fund të vitit, kjo do të thotë që bashkëqytetarët tanë të fitojnë në cilësi dhe kohë”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi shtoi se përmes programit TAV po ndërtohen ujësjellës, kanalizime, salla sporti, rrugë dhe rrugica, kopshte, shtëpi për të moshuarit, qendra rinore, projekte infrastrukturore të rëndësishme për bashkëqytetarët që jetojnë në këto komuna.

“Vetë komunat kanë aplikuar për këto projekte dhe kanë pronësi të plotë mbi to, që do të thotë se ato janë të nxitura fillimisht nga nevojat e qytetarëve që jetojnë në mbarë vendin. Këto projekte infrastrukturore janë pikërisht ato që u nevojiten për të përmirësuar cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë. Këto projekte infrastrukturore janë për të gjithë qytetarët në mbarë vendin”, tha Bytyqi.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, shprehu bindjen se ky rindërtim dhe përmirësim do të rrisë ofertën kulturore për qytetarët në Demir Kapi dhe do të zhvillojë më tej potencialin e përgjithshëm në këtë pjesë të vendit.

“Ju kujtoj se në Shtëpinë e Kulturës “Mirka Ginova” janë realizuar me sukses gjatë viteve të kaluara aktivitete të shumta në fushën e kulturës, si projekte në fushën e veprimtarive folklorike dhe të ruajtjes së traditës sonë të pasur nga dramaturgjia, muzika dhe aktivitete të tjera. Këto përmbajtje me sukses e afirmojnë kulturën maqedonase jashtë vendit dhe ansamblet janë të njohura dhe të shpërblyera në rajon”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Kryetari i komunës Lazar Petrov falënderoi Qeverinë për mbështetjen që i dha komunës, pa të cilën nuk do të ishte i mundur renovimi.

“Shtëpia e Kulturës është më shumë se një ndërtesë, ajo është simbol i trashëgimisë, traditës dhe vlerave tona. Është një vend ku mblidhemi për të festuar historinë tonë, për të shënuar momente të rëndësishme dhe për të krijuar kujtime të reja”, tha Petrov.

Previous Post

Spasovski: Zbulohet grupi nga Irani dhe Rusia që bënin denoncimet e rreme për bomba

Next Post

Gjendje e vështirë në Sudan, OKB: Mund të përfshijë të gjithë rajonin

Related Posts

Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Maqedoni

AKI: Këto janë listat e kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve të listave për këshilla komunal

14/09/2025
Maqedoni

Murtezi: Me këtë ekip sjellim fitoren e madhe në Çair

14/09/2025
Next Post
Gjendje e vështirë në Sudan, OKB: Mund të përfshijë të gjithë rajonin

Gjendje e vështirë në Sudan, OKB: Mund të përfshijë të gjithë rajonin

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025

Nuk përmbahet Kaderi, shfaqet ‘zjarr’ në paraqitjen e fundit

14/09/2025

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk