Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bytyqi në hapjen e Shtëpisë së Evropës në Manastir: Dera e BE-së është e hapur për ne

06/05/2023
Bytyqi në hapjen e Shtëpisë së Evropës në Manastir: Dera e BE-së është e hapur për ne
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, ministren e kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir, në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Evropës 2023, zyrtarisht hapën Shtëpinë e Evropës (Europe House), në një nga objektet më të rëndësishme kulturore dhe historike në qytet, e cila është restauruar përmes projektit për konkurrueshmëri lokale dhe rajonale (PKLR).

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, tha se Shtëpia e Oficerëve në Manastir është zgjedhur për Shtëpi e Evropës për faktin se BE-ja e vlerëson trashëgiminë kulturore.

“Bukuria klasike e Shtëpisë së Oficerëve dhe bukuria moderne e Shtëpisë së Evropës rezultojnë në një arkitekturë, dizajn dhe audiencë harmonike elektrik. Sepse BE-ja thotë në sloganin e saj më të popullarizuar se e bashkon diversiteti. I bashkon gjuhët, kulturat dhe historinë”, tha Gir.

Për zëvendëskryeministrin Bytyqi, kjo është një ditë e lumtur sepse ky objekt i rikonstruktuar impozant, i cili ishte lënë pas dore për shumë vite dhe jepte një imazh të keq, sot përpos që përfaqëson një objekt që e gëzojnë jo vetëm manastirasit, por edhe turistët që vijnë në Manastir, dhe do të jetë edhe dritarja e të rinjve të Manastirit drejt BE-së.

“Shtëpia e Evropës” është porta dhe dritarja e Manastirit drejt BE-së. Në Shtëpinë e Evropës, të rinjtë e Manastirit në vitet e ardhshme do të krijojnë rrjete të rëndësishme për krijimin e partneriteteve me të rinjtë në BE dhe për këtë arsye kjo shtëpi e re e Evropës do të jetë e hapur për të rinjtë, por edhe për artistët dhe qytetarët e tjerë”, tha Bytyqi në mesazhin e tij.

Zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi ambasadorin Gir për rikonstruimin e Shtëpisë së Oficerëve me fonde të Bashkimit Evropian.

Rikonstruimi i objektit me rrethinë ka kushtuar 59 milionë denarë (rreth 960.000 euro), prej të cilave 53 milionë denarë janë siguruar nga projekti për konkurrueshmëri lokale dhe rajonale përmes fondeve të BE-së.

Previous Post

Struga Trim Lum në kërkim të Historisë!

Next Post

Berlusconi u drejtohet mbështetësve nga spitali

Related Posts

Aktuale

Moti me diell, temperatura deri në 33 gradë

16/09/2025
Maqedoni

Hetimi për vrasjen e trefisht në Veles ka përfunduar, trupat e tre të ndjerëve janë dërguar për autopsi

15/09/2025
Maqedoni

“Faleminderit Amerikë!” E vërteta doli në dritë, lufta jonë ishte e drejtë – Mesazhi i fuqishëm i Ali Ahmetit pas zhvillimeve në Hagë

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: BDI mendjen e kishte te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e “Soravia”

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Pse “E Majta” ka kandidat për kryetar në Strugë, e nuk kanë në Veles, me këtë drejtpërdrejtë e ndihmojnë BDI-në

15/09/2025
Next Post
Berlusconi u drejtohet mbështetësve nga spitali

Berlusconi u drejtohet mbështetësve nga spitali

Moti me diell, temperatura deri në 33 gradë

16/09/2025

Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

16/09/2025

Hetimi për vrasjen e trefisht në Veles ka përfunduar, trupat e tre të ndjerëve janë dërguar për autopsi

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk