Një nga sfidat me të cilat ballafaqohemi si shoqëri është kalimi në transportin elektrik, por a është ky transport zgjidhja e duhur nëse prodhimi i energjisë është nga lëndë djegëse fosile me të cilën e karbonizojmë mjedisin për ta dekarbonizuar atë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë fjalimit të tij në panelin e diskutimit në edicionin e gjashtë të Forumit Energjetik të MEF-it 2023, i cili mbahet nën patronazhin e tij.
Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet politikës, teknologjive energjetike dhe financave për një të ardhme energjetike elastike dhe prosperuese, dhe se si lufta në Ukrainë ndikoi në sektorin energjetik të Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se kur filloi lufta në Ukrainë, opinioni publik e kuptoi që ne ishim i vetmi vend në Evropë që varemi 100% nga gazi rus, por fati ynë ishte fakti që nuk jemi importues i madh i gazit rus dhe si shtet nuk jemi përdorues i madh i gazit, sepse sot do të flisnim për pasojat katastrofike për ne që mund të kishte shkaktuar lufta në Ukrainë.
“Kjo situatë kërkoi reagimin tonë të shpejtë, por edhe një reagim të shpejtë nga pala e BE-së, ishte pikërisht lufta në Ukrainë që na detyroi në një farë mënyre të diversifikonim importet tona të gazit, gjë që e bëmë për herë të parë pas pavarësisë dhe e arritëm këtë me një zgjidhje të thjeshtë, nëpërmjet rritjes së kapacitetit të tubacionit për importet e gazit jo-rus.
Lufta në Ukrainë pati një ndikim të madh në ekonominë tonë, më saktë na kushtoi PBB-në tonë në drejtim të mbulimit të kostove të energjisë dhe nevojave të tjera për subvencionimin e ekonomisë, që do të thotë shumë për vendet që luftojnë për çdo përqindje të rritjes së PBB-së”, tha Bytyqi.
Zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua edhe ndryshimeve klimatike dhe nevojës së bashkëpunimit ndërmjet vendeve për t’u përballur me sfidat në mënyrë më efikase.
“Disa nga sfidat me të cilat përballemi është transporti elektrik, por a është ky transport zgjidhja e duhur nëse prodhimi i energjisë është nga karburantet fosile që ne po e karbonizojmë shoqërinë tonë në vend që ta dekarbonizojmë atë, dhe për këtë arsye sfida është se si të përdorim çdo burim për të arritur varësi të brendshme dhe neutralitet të karbonit dhe pikërisht këtë po promovojmë si vend”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi në panelin ku morën pjesë edhe ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtoresha rajonale e Tregtisë dhe Investimeve për Evropën Qendrore në Departamentin e Biznesit dhe Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar, Riçlou Mensa, Salar Faridi, drejtor i lartë, Plug and Play nga SHBA, Uerner Divald, kryetar, Shoqata Gjermane për Hidrogjen dhe Qeliza Karburante (DWV), Gjermani dhe Rene Shli, Fondacioni Fridrih Ebert, drejtor për Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.