Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bytyqi: Kujdesi për çdo fëmijë është prioriteti kryesor i qeverisë

20/11/2023
Bytyqi: Kujdesi për çdo fëmijë është prioriteti kryesor i qeverisë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 20 Nëntor, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe nënkryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Ivan Mitrovski, mori pjesë në hapjen zyrtare të zgjerimit të objektit “Kokiçe” në kuadër të IPF “Veseli cvetovi” në Komunën e Kisella Vodës.

Në deklaratën e tij për media, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se është i lumtur që i jepet mundësia në Ditën Botërore të Fëmijëve për të thënë saktësisht se çfarë ka bërë Qeveria për të vegjlit tanë.

“Kujdesi për çdo fëmijë është prioriteti kryesor i Qeverisë. Çdo fëmijë meriton një bazë dhe kushte të barabarta për zhvillim kurse qasja në arsim cilësor që në moshë të re nuk është privilegj, por e drejtë e çdo fëmije. Sipas UNICEF-it, arsimi nuk fillon në klasën e parë, zhvillimi i “shkathtësive jokonjifitive” si kurioziteti intelektual, këmbëngulja, aftësitë sociale dhe stabiliteti emocional në fëmijëri dhe adoleshencë janë po aq të rëndësishme për suksesin e fëmijëve në të mësuarit gjatë gjithë jetës, integrimin social, zhvillim personal dhe më vonë gjatë punësimit”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi vuri në dukje se Qeveria vazhdon të rrisë kapacitetet e kopshteve në të gjithë vendin dhe të investojë në zhvillimin e fëmijëve që nga mosha më e hershme, ku ata do të kujdesen sipas standardeve më të përshtatshme për kryerjen e këtij aktiviteti.

“Përveç zgjerimit të këtij objekti “Kokiçe”, në të cilin Qeveria përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale investoi mbi 1 milion e 300 mijë denarë për zgjerimin e këtij objekti arsimor, me çka do të zgjerohet kapaciteti edhe për 56 fëmijë nga Kisella Voda. Që nga fillimi i mandatit të Qeverisë në periudhën 2017-2023 janë hapur gjithsej 83 kopshte apo zgjerimi i kopshteve në të gjithë vendin, çka ka rritur kapacitetin e fëmijëve me rreth 8000 vende të reja”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi dhe shtoi se aktualisht nga 80 komuna sa ka në mbarë vendin, në 75 kemi kopshte të hapura dhe me kopshtin e ri që do të hapet në Haraçinë, ky numër do të jetë 76.

“Kopshtet nuk janë thjesht një projekt ndërtimi, por një investim në potencialin e çdo fëmije. Ne investojmë në çdo fëmijë! Ne po ndërtojmë një shoqëri për të gjithë”, përfundoi Bytyqi

Previous Post

Arsovska hapi konferencën rajonale për fuqizimin e ndërmarrësisë

Next Post

30 vjetori i rënies së Dëshmorit Halil Latifi,komuna e Sarajit mbajti tibunë shkencore

Related Posts

Maqedoni

Çka po ndodh me ASH e Taravarit!?

22/10/2025
Maqedoni

E pazakontë, miu kafshon një fëmijë të moshës 10 vjeçare në Shkup

22/10/2025
Maqedoni

VMRO dhe LSDM me 5 ankesa për Çashkën! Fituesi Shaqiri: S’ka parregullsi, i bëjnë në baza etnike

22/10/2025
Maqedoni

Rezultatet në Tetovë: VLEN dhe lista e Albi Qamilit me më shumë vota se kandidati i BDI-së

22/10/2025
Aktuale

Gjeorgjievski: Shkupit nuk i duhet eksperiment

22/10/2025
Maqedoni

BDI-ja sërish bashkohet me Kurto Dudushin

22/10/2025
Next Post
30 vjetori i rënies së Dëshmorit Halil Latifi,komuna e Sarajit mbajti tibunë shkencore

30 vjetori i rënies së Dëshmorit Halil Latifi,komuna e Sarajit mbajti tibunë shkencore

Çka po ndodh me ASH e Taravarit!?

22/10/2025

E pazakontë, miu kafshon një fëmijë të moshës 10 vjeçare në Shkup

22/10/2025

VMRO dhe LSDM me 5 ankesa për Çashkën! Fituesi Shaqiri: S’ka parregullsi, i bëjnë në baza etnike

22/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk