Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Bytyqi: Kompanitë gjermane inkurajohen të investojnë në vendin tonë

14/03/2023
Bytyqi: Kompanitë gjermane inkurajohen të investojnë në vendin tonë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania është një partner i rëndësishëm ekonomik i Maqedonisë së Veriut dhe tregu kryesor i saj eksportues dhe pritshmëritë reale janë që me fillimin e negociatave për anëtarësim të RMV-së në BE, intensiteti i bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik bilateral të rritet.

Ky është konstatimi kryesor nga takimi i zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, me delegacionin e biznesit të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, i shoqëruar nga u.d. ambasadori Otto Graf.

Në deklaratën dhënë mediave pas takimit, zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Gjermania është një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregu ynë kryesor eksportues, por nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut punojnë më shumë se 200 kompani me kapital gjerman, duke punësuar rreth 20.000 njerëz.

“Tregues i bashkëpunimit të mirë është riinvestimi i kompanive gjermane në vendin tonë, ato që tashmë janë këtu, qëndrojnë dhe rrisin prodhimin dhe numrin e të punësuarve. Dhe ata lajmet e mira për vendin tonë dhe kushtet e mira të investimit i shpërndajnë edhe tek kompanitë e tjera që zgjedhin vendin tonë si partner investimi”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri mes tjerash tha se një e katërta e totalit të tregtisë sonë me botën shkon në Gjermani me një suficit të konsiderueshëm që do të thotë se më shumë eksportojmë sesa importojmë, dhe se integrimet në BE do ta rrisin edhe më shumë këtë bashkëpunim ekonomik.

“Është reale të pritet që me fillimin e negociatave për anëtarësim të RMV-së në BE të rritet intensiteti i bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik bilateral dhe ne jemi të gatshëm për këtë, duke ofruar një klimë të volitshme, të parashikueshme dhe të hapur biznesi për bashkëpunim.“, tha Bytyqi, dhe shtoi se vendi ynë ofron mbështetje të shkëlqyer për kompanitë që investojnë në vendin tonë dhe se vetëm portofoli i kabinetit të tij përbëhet nga mbi 600 kompani që ne i mbështesim në investime për rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, linja të reja prodhimi, rritje të numrit të të punësuarve dhe investimet në hulumtim dhe zhvillim.

“Ky proces është përmirësuar ndjeshëm pasi në vitin 2020 kabinetin të cilin e udhëheqi u bë një one stop shop për investitorët, gjë që u konfirmua edhe nga kompanitë me të cilat u takuam sot”, tha Bytyqi.

Ambasadori theksoi se dy vendet kanë bashkëpunim intensiv dhe për momentin fokusi është në industrinë automobilistike, por kemi bashkëpunim të shkëlqyer edhe në sektorin e shëndetësisë dhe aspirata jonë është që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në fusha të tjera.

“Jo vetëm numrat, por edhe parametrat e bashkëpunimit tonë janë të shkëlqyer. Për të gjitha kompanitë gjermane që janë këtu, Maqedonia e Veriut është një vend i jashtëzakonshëm për prodhim, por edhe mentaliteti është mjaft i ngjashëm, gjë që e bën bashkëpunimin shumë të suksesshëm dhe zhvillohet me kënaqësi, kështu që ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut edhe më shumë” tha ambasadori Otto Graf.

Delegacioni gjerman në takim ishte i përbërë nga kompani të fushave të ndryshme, sektori i energjisë, shëndetësia, sektori bankar dhe kimik, firmat konsulente, por edhe nga fusha e arsimit dhe aviacionit.

Previous Post

Lirohet nga akuza Daravellski: I është vjetërsuar lënda, i shfuqizohet dënimi

Next Post

FIFA me ndryshime drastike nga Botërori i ardhshëm

Related Posts

Maqedoni

Të shtëna në pikën pagesore Milladinovci, jozyrtarisht rasti lidhet me të shtënat në Shtip

09/05/2025
Aktuale

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025
Aktuale

VLEN: 9 dhe 10 Maji – Ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin!

09/05/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

09/05/2025
Aktuale

Ganiu: Për VLEN-in, Taravari nuk ka vend në qeveri

08/05/2025
Maqedoni

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

08/05/2025
Next Post
FIFA me ndryshime drastike nga Botërori i ardhshëm

FIFA me ndryshime drastike nga Botërori i ardhshëm

Të shtëna në pikën pagesore Milladinovci, jozyrtarisht rasti lidhet me të shtënat në Shtip

09/05/2025

Sot përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09/05/2025

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk