Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Bytyqi: Çarshia e Shkupit është vlera jonë multikulturore, ta ruajmë për të sfiduar kohën

27/05/2023
Bytyqi: Çarshia e Shkupit është vlera jonë multikulturore, ta ruajmë për të sfiduar kohën
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

„ Çarshia është vlera jonë civilizuese dhe pasqyrim i multikulturalizmit tonë, prandaj të gjithë duhet të kujdesemi dhe ta kultivojmë në mënyrë që ajo të sfidojë kohën, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës së tij në Çarshinë e Shkupit, ku u prit nga anëtarët e shoqatës së zejtarëve “Esnaf”.

Zëvendëskryeministri Bytyqi vizitën e shfrytëzoi edhe për t’u takuar me kryetarin e ri të Esnafit, Bujar Dullovi dhe anëtarët e udhëheqjes së re, të cilëve u uroi sukses të mandatit dhe realizimin e vizionit të tyre për Çarshinë dhe tha se ata do të ketë mbështetjen e tij të parezervë për nevojat e zejtarëve dhe Çarshisë.

“Çarshia është vlera jonë civilizuese dhe pasqyrim i multikulturalizmit tonë, prandaj të gjithë faktorët duhet të kujdesen dhe ta kultivojnë atë në mënyrë që të sfidojë kohën, ndaj dhe është detyrimi im, por edhe i juaji, të punojmë intensivisht për zhvillimin e mëtejshëm të Çarshisë së Vjetër të Shkupit”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Kryetari i Esnafit, Bujar Dullovi, shprehu mirënjohjen e tij për interesimin e shprehur të zëvendëskryeministrit Bytyqi për të dëgjuar nevojat e tyre me shpresë se do të gjejnë një partner në Qeveri me të cilin bashkërisht do të kontribuojnë në rivitalizimin e mëtejshëm të Çarshisë si vlerë historike dhe multikulturore e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri Bytyqi gjatë vizitës së tij në Çarshi bisedoi edhe me disa zejtarë për mënyrat e afirmimit të veprimtarisë së tyre, por u njoftua edhe me rivitalizimin e disa rrugëve pothuajse të braktisura, në të cilat së fundi janë hapur objekte hoteliere që ndihmojnë për të rikthyer shkëlqimin që ka e ka pasur Çarshia në të kaluarën.

Previous Post

Kovaçevski fton Mickoskin në takim liderësh

Next Post

Tensionet në veri, Kurti: I përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti në vizitë të klubit të boksit Shkupi (VIDEO)

24/09/2025
Maqedoni

Edhe një përçarje e madhe në Strugë, Ramiz Merko kundër AKI-së

24/09/2025
Maqedoni

Ahmeti: Edhe Shqipëria edhe Bullgaria janë në BE, ne ku do të jemi?

24/09/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Fushë Topana: Çairi po e ndjenë dorën e Qeverisë dhe e sheh dallimin e punës së realizuar

24/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Nga abuzimet me softver, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat e ngritëm në ligj!

24/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Në fshatin e Ali Ahmetit, kanalizimin e ka bërë qeveria VLEN

24/09/2025
Next Post
Tensionet në veri, Kurti: I përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit

Tensionet në veri, Kurti: I përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit

Mexhiti në vizitë të klubit të boksit Shkupi (VIDEO)

24/09/2025

Edhe një përçarje e madhe në Strugë, Ramiz Merko kundër AKI-së

24/09/2025

Ahmeti: Edhe Shqipëria edhe Bullgaria janë në BE, ne ku do të jemi?

24/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk