Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Bytyqi-Andersen: Po ecim në partneritet drejt një ekonomie rezistente ndaj klimës

31/05/2023
Bytyqi-Andersen: Po ecim në partneritet drejt një ekonomie rezistente ndaj klimës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, realizuan një takim me nënsekretarin e Kombeve të Bashkuara dhe drejtore ekzekutive e Programit të OKB-së për mjedisin Inger Andersen dhe ekipin e UNEP-it që janë në vizitë nëpër vendet e Ballkanit, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Temat e bisedës ishin kriza e trefishtë planetare dhe ndikimi i saj në vendin tonë, bashkëpunimi në të kaluarën dhe të ardhmen dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun në Maqedoninë e Veriut në vitin 2012, Inger Andersen është një nga përfaqësueset më të larta të Kombeve të Bashkuara që viziton vendin.

Lidhur me krizën e trefishtë planetare, ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit dhe ndotjen si kërcënim për planetin dhe njerëzit, zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se pavarësisht faktit se mbulon vetëm pesë për qind të Gadishullit Ballkanik, Maqedonia e Veriut është një thesar evropian i biodiversitetit.

“Prandaj, prania dhe angazhimi i UNEP-it në Maqedonisë së Veriut dhe është i përkushtuar për të ofruar ekspertizë teknike, këshilla për politikat dhe mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve për të avancuar më tej zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e mjedisit në vend”, tha Andersen.

Koordinatori i përhershëm i OKB-së në R. e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhak, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe agjencive të OKB-së për të adresuar sfidat që kanë të bëjnë me mjedisin, përmes angazhimit të përkushtuar për ruajtjen e biodiversitetit, reduktimin e ndotjes së ajrit, adresimin e ndryshimeve klimatike, rreziqet nga fatkeqësitë dhe mbetjet e rrezikshme.

“Rezultatet e arritura përfshijnë rritjen e territorit nën mbrojtje në 14% të territorit kombëtar, një angazhim ambicioz për të reduktuar emetimet e gazeve serrë me 53% deri në vitin 2030 dhe përfshirjen e aspekteve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike në arsimin parashkollor dhe fillor”, tha Duxhak dhe shprehu shpresën se angazhimet e vendit për të adresuar krizën planetare të trefishtë do të rikonfirmohen në Samitin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në vitin 2023 dhe do të përfshihen në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm deri në vitin 2030 dhe më tej.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, tha se partneritetet në mjedis janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe theksoi pritshmëritë që mbështetja e UNEP-it do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, veçanërisht në adresimin e sfidës së trefishtë planetare për uljen e ndikimeve në ndryshimet klimatike dhe rritja e rezistencës ndaj tyre, reduktimi i humbjes së biodiversitetit dhe reduktimi i ndotjes së ujit, ajrit dhe tokës.

“Ndihmë e madhe do të paraqiste harmonizimi me sfidat e proceseve integruese evropiane në Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Klima, zbatimi i Agjendës së Gjelbër, si dhe bashkëpunimi ndërkufitar dhe qasja rajonale në mbrojtjen e ekosistemeve të përbashkëta me vendet fqinje”, tha Shukova.

Previous Post

Ganiu: Grubin nuk e votojnë as në lagjen e tij (VIDEO)

Next Post

Pritet të lançohet në muajin shtator, iPhone 15 ju surprizon me ndryshimet

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Pritet të lançohet në muajin shtator, iPhone 15 ju surprizon me ndryshimet

Pritet të lançohet në muajin shtator, iPhone 15 ju surprizon me ndryshimet

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk