Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bundestagu do të miratojë rezolutë për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

12/06/2023
Bundestagu do të miratojë rezolutë për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bundestagu gjerman të enjten do të debatojë dhe votojë për rezolutën për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas.

Rezoluta e titulluar “Mbështetni në mënyrë aktive Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, është propozuar nga grupi parlamentar në pushtet i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së.

Në Parlamentin gjerman do të debatohet edhe për dokumente të tjera, fokusi i të cilave është integrimi evropian dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Deputetët gjermanë do të kërkojnë nga Qeveria federale të arrijë në nivel të BE-së pëlqim se pikëpamjet për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë janë “të njëkuptimta, të besueshme dhe të mbështetura nga përparimi i prekshëm”.

Përveç kësaj, propozohet me vendet kandidate të bien dakord për hapa të ndërmjetëm për lidhje më të ngushta me BE-në në rrugën drejt BE-në, siç është anëtarësimi i asociuar në politikëm e përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes pa të drejtë vote dhe mënyrë për të hyrë në tregun e brendshëm të BE-së në këmbim të reformave dhe zbatimit të kritereve të Kopenhagës, si dhe progres në sundimin e së drejtës.

Kërkohet kategorikisht të refuzohet çdo lëvizje e kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe anëtarësimi i tyre në NATO, luftë të përforcuar kundër korrupsionit, vazhdimin e “Procesit të Berlinit” për bashkëpunimin rajonal dhe reforma në kuadër të BE-së që të sigurohet kapaciteti i saj i ardhshëm për pranimin e anëtareve të reja.

Në dokumentet e propozuara në Bundestag, thuhet edhe se Ballkani Perëndimor mbetet një “rajon i paqëndrueshmërisë latente”.

“Lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës e ka theksuar cenueshmërinë e kufijve në zemër të Evropës, si dhe faktin se konfliktet e ngrira ose të supozuara të kufizuara hapësinore mund të përshkallëzohen dhe përhapen shpejt. Konflikte të tilla e kërcënojnë stabilitetin dhe interesat e BE-së. Edhe krahas përparimit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqëndrueshmërisë latente, ku krimi i organizuar, korrupsioni dhe gjyqësori i dobët janë shumë të përhapura”, konsiderojnë parlamentarët gjermanë.

Në rajon, siç theksohet, ende vazhdojnë çështjet etnike dhe fetare.

“Në interes të vetë BE-së është që gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – të cilat ende nuk janë anëtare të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt me vendet anëtare të BE-së, të arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim të së drejtës, zgjidhje paqësore të kontesteve, struktura të forta demokratike dhe prosperitet ekonomik. Që kjo të ndodhë, këto vende duhet të anëtarësohen në BE”, qëndron në dokumentin për të cilin të enjten do të debatohet dhe votohet në Bundestagun gjerman.

Parlamentari Boris Mijatoviq (Të Gjelbërit) në lidhje me rezolutën e propozuar në Bundestag, në një deklaratë për “360 gradë” thotë se “gjuha maqedonase është e mirëpritur, populli maqedonas është i mirëpritur, shteti i Maqedonisë së Veriut është i mirëpritur të anëtarësohet në BE”.

Kolegu i tij nga FDP, Tomas Haker, thekson se tani ka një mundësi për të përshpejtuar procesin e pranimit të anëtareve të reja në BE dhe kjo duhet të shfrytëzohet. Kryeministri Dimitar Kovaçevski javën e kaluar, pas takimit të mbajtur të liderëve, ka paralajmëruar se një vend anëtar i madh i BE-së do të miratojë rezolutë për njohjen pamëdyshje të gjuhës dhe identitetit maqedonas, i cili, tha, është verifikuar me atë që ka hyrë në kornizën negociuese.

Previous Post

Lazim Destani: Faleminderit NATO!

Next Post

Propozimi për Asociacionin, Rama: Rajoni është edhe i yni jo vetëm i Kosovës e Serbisë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Propozimi për Asociacionin, Rama: Rajoni është edhe i yni jo vetëm i Kosovës e Serbisë

Propozimi për Asociacionin, Rama: Rajoni është edhe i yni jo vetëm i Kosovës e Serbisë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk