Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani zihet ngushtë për deklaratat e tij kundër Palestinës

31/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i njohur Avdi Bakija ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, pas deklaratës së tij në rrjetin social X, ku ai kishte shprehur solidaritet me Izraelin dhe dënoi sulmet e Hamasit në kohën kur ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Në reagimin e tij, Bakija shkruan se nuk ka më shpirt human që mund të durojë dhimbjen nga gjithë ajo që po ndodh në Gaza, duke e cilësuar situatën si gjenocid të transmetuar drejtpërdrejt para syve të botës.

“Gjithçka që banorët e Gazës kërkojnë nga bota është që ta ngrisim zërin kundër gjenocidit që po na transmetohet 24/7. Të këputet shpirti kur i sheh trupat e copëtuar të fëmijëve, e në rastin tjetër të shndërruar në kockë e lëkurë nga uria e shkaktuar nga një shtet gjenocidal. Askush nuk mund të gënjejë se nuk i ka parë këto pamje, askush nuk mund të prodhojë justifikime hipokrite.” – shkruan Bakija.

Duke thumbuar drejtpërdrejt Osmanin, ai shton se ata që kanë zgjedhur të mbajnë anën e gjenocidit, do të gjykohen nga historia:

“Ndërsa ata që përskaj gjithë këtij tmerri kanë zgjedhur të mbajnë anën e gjenocidit, historia nuk do ua falë. Të gjithë këta meritojnë të përfundojnë në koshin e plehrave.”

Postimi i Bakijës ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, duke rihapur debatin për qëndrimin e politikanëve shqiptarë ndaj luftës Izrael–Palestinë.

Ndryshe sot, gjatë konferencë për media derisa fliste në cilësinë e kandidatit për kryetar komune të Çairit nga AKI, Bujar Osmani u mundua të arsyetojë këtë vendim në të cilin kishte dënuar sulmet e Hamasit dhe kishte mbështetur shtetin hebrej.

Previous Post

Tragjedi në burgun e Shutkës – I burgosuri vdes para syve të mjekëve

Next Post

Incident në parkun e lojërave, humb jetën 12-vjeçari në Britani

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

28/10/2025
Aktuale

Paraburgim 30 ditë për drejtorin dhe punëtorin e “Higjienës Komunale” për rrezikim të mjedisit

28/10/2025
Aktuale

MPB me njoftim për kërcënimet me bomba në Kumanovë

28/10/2025
Aktuale

Kasami flet për deklaratat e fundit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

28/10/2025
Lajme

Mbeturinat në Shkup bllokojnë edhe dyert e shtëpive!

28/10/2025
Aktuale

Alarm për bomba në disa shkolla në Kumanovë

28/10/2025
Next Post

Incident në parkun e lojërave, humb jetën 12-vjeçari në Britani

Renditja e penalltive në Serie A pro dhe kundër, kush ka pasur më shumë dhe kush ka vuajtur më shumë deri më tani

29/10/2025

“Bota ka etje për paqe!” Apeli i Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

28/10/2025

PSG në krye të futbollit europian, mbyll sezonin me një xhiro prej 837 milion euro

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk