Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani: Vendimi i KSHZ-së është goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe barazisë politike

23/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bujar Osmani reagoi ashpër ndaj vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të zvogëluar numrin e këshilltarëve në komuna, gjë që, sipas tij, ky akt është fillimi i kthimit të majorizimit etnik dhe largim nga parimet e Marrëveshjes së Ohrit.

“Është skandaloz. Është fillim i kthimit të majorizimit etnik. Asnjëherë nuk ka ndodhur që rregullat zgjedhore të kalojnë me mbivotim. U tentua me ligjin për zgjedhje, që u bllokua fatmirësisht me Badinter. Por nuk ka ndodhur deri më tani që rregullat zgjedhore mos të adaptohen me konsensus”, tha Osmani.

Sipas tij, ky vendim është hapi i parë konkret në procesin që VMRO-DPMNE dhe partneri i saj i koalicionit VLEN po e shtyjnë nën radarin e publikut – rivendosjen e modelit të dominimit dhe përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet dhe proceset.

“Ky është vetëm fillimi i asaj që ne po e paralajmërojmë, se po tentohet të kthehet koha e para marrëveshjes së Ohrit. Atëherë kur kishim majorizim etnik, kur kishim mbivotim, margjinalizim dhe përjashtim”, theksoi Osmani.

Osmani kujtoi se ky nuk është një incident i izoluar – përkundrazi, se tashmë ekziston një qasje sistemike për të zvogëluar ndikimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet.

“Fillimisht, e ulën përqindjen nga 29% në 24.5%, në përcaktimin e fondeve që ndahen nëpër komuna dhe shkolla, pa e llogaritur diasporën, tash kanë vendosur numrin e këshilltarëve ta shkurtojnë. Nuk është problem vetëm shkurtimi në vete. Nuk është problem vetëm shkurtimi në vete. Është problemi i instalimit të praktikës së majorizimit dhe përjashtimit”, tha ai.

Në fund, Osmani veçoi vlerën thelbësore të Marrëveshjes së Ohrit, të nënshkruar 23 vjet më parë si bazë për stabilitet dhe unitet:

“Arsyeja pse është miratuar Marrëveshja e Ohrit është pikërisht ideja e majorizimit dhe mbivotimit etnik”.

BDI do të alarmojë çdo hap të institucioneve që çon në anulimin e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe do të mobilizojë të gjitha mekanizmat demokratikë për të mbrojtur barazinë politike të shqiptarëve në vend.

Previous Post

Rame Dardania sjell artin shqiptar në Muzeun “Dangerbo”, Mulhouse – Francë

Next Post

Dizhoni është zemra e Çairit, Mexhiti dhe Murtezi prezantojnë planin transformues për Dizhonin (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

Angellov: Zjarri në Trubarevë është shuar, por ende ka tym

14/09/2025
Aktuale

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

14/09/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

14/09/2025
Maqedoni

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

13/09/2025
Maqedoni

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

13/09/2025
Next Post

Dizhoni është zemra e Çairit, Mexhiti dhe Murtezi prezantojnë planin transformues për Dizhonin (VIDEO)

Angellov: Zjarri në Trubarevë është shuar, por ende ka tym

14/09/2025

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

14/09/2025

Parashikimi i motit për sot

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk