Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani: Revitalizim i sallave sportive dhe ndërtim i terreneve të reja për qytetarët e Çairit

06/10/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media prezantoi projektet konkrete sportive të parashikuara në programin e tij zgjedhor, duke theksuar se prioritet do të jetë revitalizimi i plotë i infrastrukturës sportive dhe krijimi i zonave sportive të qasshme për të gjithë qytetarët.

Osmani paralajmëroi se fillimisht do të nisë me rikonstruksionin e sallave dhe terreneve ekzistuese sportive, me qëllim që ato të bëhen sërish të qasshme për sportistët dhe qytetarët e Çairit.

“Salla sportive ‘Enver Idrizi’ në Serovë, me të gjitha përmirësimet e nevojshme që do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve sportive në përputhje me standardet. Salla sportive ‘Vasil Gllavinov’, ndërhyrje urgjente, megjithëse e dini që ‘Vasil Gllavinov’ është pjesë e projektit të madh të Mishel Rojkind, i cili përfshin shkollë të re, çerdhe të re, parking nëntokësor dhe kënd lojërash për fëmijë”, deklaroi Osmani.

Ai shtoi se do të pasojnë edhe rikonstruksione të disa sallave në lagje të ndryshme të komunës.

“Salla sportive ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon, rikonstruksion i plotë i të gjitha shërbimeve. Do të pasojnë gjithashtu edhe: ‘Liria’, ‘Shaban Tërstena’ dhe ‘Partizani’”, tha Osmani.

Në kuadër të programit sportiv, është parashikuar ndërtimi i terreneve të reja sportive të hapura me ndriçim në disa zona të komunës, të cilat deri më tani kanë qenë të lëna pas dore dhe të pasigurta për fëmijët dhe banorët.

“Do të ndërtojmë terrene të hapura sportive me ndriçim në disa shkolla fillore. Fushë futbolli e hapur në ‘Tefejuz’ në Gazi Babë, hapësirë rekreative për basketboll në ‘Hasan Prishtina’, hapësirë e kombinuar për volejboll dhe basketboll në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ në Fushë Topane, si dhe instalimin e pajisjeve të reja sportive në lagjet urbane të Fushë Topane dhe në Parkun e Çairit”, paralajmëroi Osmani.

Osmani theksoi se aktualisht Çairi disponon me katër objekte sportive, nga të cilat asnjëri nuk është plotësisht funksional, ndërsa dy janë të paarritshme për qytetarët pasi janë dhënë me koncesion klubeve private.

“Dy objekte janë jofunksionale, ndërsa dy të tjerë janë dhënë me marrëveshje klubeve private, prandaj qytetarët nuk mund t’i përdorin. Për këtë arsye, ‘Partizani’ është një nga projektet më të mëdha që do ta realizojmë gjatë këtij mandati, transformimi i tij në qendër sportive multifunksionale, të cilën tashmë e quajmë ‘Shaban Sejdiu’, në nder të kampionit që vjen nga Çairi dhe e ka përfaqësuar Çairin në mbarë botën”, deklaroi Osmani.

Në kuadër të vizionit për infrastrukturë sportive moderne, Osmani paralajmëroi ndërtimin e një salle të re sportive pranë Shkollës Fillore “Jashar Beu” në Dyqanxhik, projekt ky që ishte paralajmëruar prej vitesh, por asnjëherë nuk ishte realizuar.

“Shkolla ‘Jashar Beu’ nuk ka sallë sportive. Disa herë është vendosur guri themeltar para zgjedhjeve, por ndërtimi asnjëherë nuk ka filluar. Kjo është një domosdoshmëri dhe duhet ta bëjmë realitet ndërtimin e sallës sportive në ‘Jashar Beu’ në Dyqanxhik”, theksoi Osmani.

Osmani njoftoi se realizimi i këtyre projekteve do të financohet përmes ministrive, Qeverisë dhe fondeve evropiane, për çka tashmë është formuar një ekip i posaçëm i ngarkuar me përgatitjen dhe aplikimin e projekteve.

Përveç revitalizimit të kapaciteteve, si nxitje shtesë për përfshirjen e sa më shumë qytetarëve të Çairit në aktivitete sportive, Osmani paralajmëroi edhe “Bursa për sportistë të rinj dhe të talentuar”, kategorizim të sporteve dhe ndihmë financiare për përgatitje dhe pjesëmarrje në gara të nivelit më të lartë: ballkanik, evropian dhe botëror.

“Mos harroni që Çairi ka krijuar kampionë botërorë, me të cilët të gjithë krenohemi. Kjo do të thotë se potenciali ekziston, por shoqëria, komuna dhe shteti janë ata që duhet ta nxisin”, theksoi Osmani.

Previous Post

​Izraeli do të deportojë sot në Greqi aktivisten suedeze Greta Thunberg

Next Post

Bujar Osmani: Nga terreni dhe çdo ditë do t’i zgjidh nevojat e qytetarëve të Çairit, me shembull personal dhe disiplinë

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Fitorja e Feti Abazit në Bogovinë do të sjellë një nivel të ri të udhëheqjes lokale

27/10/2025
Maqedoni

Levica e Strugës ka hapur front publik me çdo qytetar të Strugës që mbështet Mendi Qyrën!

27/10/2025
Maqedoni

Mickoski: Të dielën të dalim masivisht në zgjedhje, qëndrimi në shtëpi është opsioni më i keq

27/10/2025
Maqedoni

Drejtori i Higjienës Komunale të Shkupit, Sabahedin Rustemi përfundoi në pranga

27/10/2025
Maqedoni

Shkëndija humb derbin, Vardari fiton në Tetovë

27/10/2025
Maqedoni

Kasami: Punojmë për kultivimin e një rinie aktive, me më shumë aktivitete kulturore e sportive

27/10/2025
Next Post

Bujar Osmani: Nga terreni dhe çdo ditë do t’i zgjidh nevojat e qytetarëve të Çairit, me shembull personal dhe disiplinë

Ja kur do të publikohet bashkëpunimi mes Noizyt dhe Dhurata Dorës

27/10/2025

Mexhiti: Fitorja e Feti Abazit në Bogovinë do të sjellë një nivel të ri të udhëheqjes lokale

27/10/2025

Levica e Strugës ka hapur front publik me çdo qytetar të Strugës që mbështet Mendi Qyrën!

27/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk