Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani prezanton projektin kyç “Sheshi Liria”, rrugën nëntokësore për zgjidhjen e kaosit

08/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, prezantoi një nga projektet më ambicioze infrastrukturore në historinë e re të komunës, “Sheshi Liria” dhe rrugën nëntokësore pranë “ Çairçanjës”, një vizion që do të zhbllokojë problemin më të madh të komunikacionit në Çair dhe do të krijojë një qendër moderne e funksionale urbane.

“Më shumë se dy dekada, mbi 20 vjet, Çairi jeton me plagën e ngushticës te ‘Cvetan Dimov’, atë që e quajmë ‘Çairçanja’ – gryka e bllokuar e Çairit. Çdo ditë, çdo mëngjes, çdo mbrëmje, ajo e shndërron dinamizmin jetësor të Çairit në nervozizëm, stres, ndotje dhe vonesa,” deklaroi Osmani, duke shpjeguar se pikërisht zgjidhja e këtij problemi kronik është në thelb të planit të tij për transformimin urban.

Projekti për “Sheshin Liria” dhe rrugën nëntokësore, i përgatitur në bashkëpunim me arkitektin botërisht të njohur Mishel Rojkind, parasheh ndërtimin e një nënkalimi modern që do të lidhë hapësirën nga “Çairçanja” deri te “Sheshi Liria”, me ç’rast do të zhbllokohet plotësisht lëvizja dhe do të lidhen Serrava dhe Gazi Baba.

“Në bashkëpunim me agjencinë e tij, propozuam projektin e vetëm që mund ta zgjidhë dhe ta transformojë këtë problem, këtë ndarje të lagjeve në një shesh funksional dhe një nënkalim modern që do t’i rikthejë gjallërinë Çairit dhe do të zhbllokojë arteriet e komunës,” tha Osmani.

Me këtë projekt, Çairi për herë të parë do të fitojë një qendër sociale dhe urbane, të dytën për nga madhësia pas “Sheshit Skënderbeu”, e cila do të bëhet vend për rekreacion, shoqërim dhe qarkullim të sigurt. Osmani shpjegoi se projekti bashkon tre funksione kyçe në një kompleks multifunksional: ndërtimin e nënkalimit për zgjidhjen e trafikut kronik dhe ndotjes, ndërtimin e “Sheshit Liria” si hapësirë për lëvizje, rekreacion dhe jetë sociale, si dhe ndërtimin e një parkingu nëntokësor me 350 vende, me ç’rast do të zvogëlohet dukshëm problemi i parkimit.

“Nga trafiku i mbingarkuar që çdo ditë ndot ajrin dhe shkakton stres, do të kalojmë në një hapësirë të gjallë, me lëvizje të lirë dhe me funksionalitet të plotë të Çairit,” theksoi Osmani.

Ai vuri në dukje se projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Aktualisht, për të kaluar vetëm një kilometër në zonën rreth “Çairçanjës”, nevojiten 15 minuta me një shpejtësi mesatare prej 6 kilometrash në orë, e shoqëruar me ndotje dhe humbje kohe. Me realizimin e këtij projekti, lëvizja do të zhbllokohet, ndotja do të ulet, do të krijohen vende të reja parkimi dhe trotoaret do t’u rikthehen përfundimisht qytetarëve.

“‘Sheshi Liria’ do ta marrë funksionin që i takon, të bëhet zemra e re e Çairit, vendi ku bashkohen njerëzit, jeta dhe energjia e qytetit,” deklaroi Osmani.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm për reagimet e qytetarëve se një projekt i tillë është tepër ambicioz për t’u bërë realitet, por theksoi se ky mentalitet do të ndryshojë.

“E di që reagimi i parë do të jetë: ‘Nuk mundet.’ Sepse për më shumë se 20 vjet, na është instaluar një mënyrë e të menduarit se nuk mundemi më mirë. Dhe pikërisht këtë dua ta ndryshoj. Guximi është ai që i zgjidh sfidat e mëdha jetësore dhe shoqërore,” përfundoi Osmani.

Previous Post

Tronditëse në Shkup: Dy pronare shtëpish pleqsh keqtrajtuan të moshuarit – përfunduan në paraburgim!

Next Post

Ademi: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

Related Posts

Maqedoni

Ademi: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

08/10/2025
Maqedoni

Tronditëse në Shkup: Dy pronare shtëpish pleqsh keqtrajtuan të moshuarit – përfunduan në paraburgim!

08/10/2025
Maqedoni

Ndërron jetë ish-deputeti Panço Minov

08/10/2025
Aktuale

Vazhdon fushata zgjedhore, kandidatët në garë për të fituar besimin e qytetarëve

08/10/2025
Maqedoni

Banka serbe “Alta” që bleu “Stopanska Bankën” do të ndërtojë një rrokaqiell me 35 kate

08/10/2025
Maqedoni

Gjykata Penale sot duhet të shpall vendimin ndaj tre të akuzuarve për deponinë ilegale “Vardarishte”

08/10/2025
Next Post

Ademi: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

Pas dy javëve, paraqitet fituesi i 120 milionë eurove në Berlin

08/10/2025

“Do të luftojmë deri në fund” -Armando Broja optimist para përballjes me Serbinë

08/10/2025

“Më erdhi në maje të hundës me gjyqet – dëgjova që mori vendim…” rrëfehet autori i vrasjes së Astrit Kalajës

08/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk