Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani prezantoi programin për sportin: Infrastrukturë moderne sportive, mbështetje financiare për sportistët dhe klube të reja sportive

15/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, dje para sportistëve dhe punëtorëve të sportit në Çair prezantoi programin e tij gjithëpërfshirës për zhvillimin e sportit, të hartuar mbi bazën e analizave të detajuara dhe rekomandimeve nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Analiza zbuloi mangësi serioze në sportin në Çair – mungesë të një strategjie zhvillimore, salla dhe fusha sportive jofunksionale, shfrytëzim jotransparent të infrastrukturës ekzistuese, qasje të kufizuar për grupet e margjinalizuara, gratë dhe të moshuarit, si dhe pothuajse mungesë të plotë të garave dhe aktiviteteve të organizuara për të rinjtë.

Osmani paralajmëroi se prioritet në dy vitet e para do të jetë revitalizimi i plotë i objekteve ekzistuese sportive. Sallat sportive “Enver Idrizi” në Serovë, “Vasil Glavinov” në Xhon Kenedi, “Imri Elezi” në Dizhon dhe “Liria” në Gazi Babë do të rinovohen plotësisht – nga çatitë dhe ndriçimi, deri te zhveshtoret dhe hapësirat sanitare.

Do të legalizohen dhe rikonstruktohen sallat “Shaban Tërstena” dhe “Partizani”, ku “Partizani” do të shndërrohet në një qendër moderne sportive multifunksionale që do të mbajë emrin e kampionit olimpik legjendar Shaban Sejdiu. Gjithashtu, do të ndërtohet një sallë e re sportive në një shkollë që deri tani nuk ka pasur një objekt të tillë, dhe ajo do të mbajë emrin e boksierit të njohur Aziz Saliu.

Programi parashikon gjithashtu krijimin e fushave të reja të hapura sportive në Gazi Babë, Serovë dhe Topanë, si dhe rregullimin e parqeve dhe oborreve të shkollave fillore me përmbajtje sportive-rekreative. Do të sigurohen programe dhe infrastrukturë e qasshme për personat me aftësi të kufizuara, si dhe aktivitete të përshtatura për gratë dhe të moshuarit.

Sportistët e rinj me talent nga Çairi do të përfitojnë bursa dhe mbështetje financiare për përgatitje dhe pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, ndërsa klubet sportive do të kenë mundësi të aplikojnë për mjete komunale dhe ndihmë teknike për aplikim në fondet evropiane. Osmani gjithashtu paralajmëroi themelimin e një klubi gjimnastikor, atletik dhe xhudo – sporte që deri tani mungojnë në Çair.

Në arsim, shkollat do të specializohen sipas sporteve – për shembull, “Liria” për mundje, “Shaban Tërstena” për basketboll “7 Marsi” për hendboll, “ Ismail Qemali-Volejboll; “Imri Elezi – Karate, pa përjashtuar disiplinat e tjera. Nxënësit do të kenë 3 orë edukatë fizike në javë, plus 2 orë aktivitete jashtë mësimit, me mësues të subvencionuar nga komuna.

Do të organizohen “Java e Sportit”, liga sportive shkollore, turne dhe një olimpiadë e vogël komunale për të nxitur frymën garuese. Osmani parashikon edhe themelimin e një Qendër për kërkime në sport, që integron shkencën,edukimin fizik dhe shëndetin për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin social përmes sportit. Brenda programit janë përfshirë edhe trajnime për të rinjtë në alpinizëm, kamping dhe aktivitete në natyrë.

Bujar Osmani rëndësi të veqantë i dha prezentimit të projektit. Ndihmë për klubet sportive në aplikimin për fonde europiane: Trajnime dhe workshop-e për njohjen e programeve të financimit, kritereve dhe afateve të aplikimit; Asistencë teknike në përgatitjen e projekt-propozimeve, buxheteve dhe dokumentacionit të nevojshëm; Ndërmjetësim për partneritete ndërkombëtare me klube dhe organizata sportive nga vendet e BE-së për të zhvilluar projekte të përbashkëta.

“Kjo nuk është vetëm një listë projektesh, por një strategji me një vizion të qartë – Çairi të bëhet shembull i një mjedisi sportiv modern, të qasshëm dhe gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë dhe çdo qytetar ka mundësi për një jetë aktive dhe të shëndetshme,” theksoi Osmani, duke shtuar se programi do të përpunohet më tej në konsultim me qytetarët dhe punëtorët e sportit.

Previous Post

BDI: Azir Aliu duhet të japë dorëheqje menjëherë për mashtrimet në Spitalin Klinik të Tetovës

Next Post

VLEN: Likova e braktisur nga BDI, tani hapim epokën e projekteve reale!

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Next Post

VLEN: Likova e braktisur nga BDI, tani hapim epokën e projekteve reale!

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

05/11/2025

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk