Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani: Përmes fondeve evropiane sigurojmë buxhet historik për rikonstruksionin e fasadave në Çair

13/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi për një projekt tërësor për sanimin dhe rregullimin e fasadave të të gjitha ndërtesave në pjesën e vjetër të komunës.

“Do të fillojmë një projekt serioz që nga dita e parë për rregullimin e fasadave të të gjitha ndërtesave në Çairin e vjetër. Kjo nuk është vetëm çështje estetike, por edhe çështje e efikasitetit energjetik. Një fasadë e re do të thotë edhe termoizolim i ri, që do t’i ulë shpenzimet për ngrohje në dimër, ndërsa në verë do ta mbrojë hapësirën e jetesës,” theksoi Osmani.

Ai paraqiti gjithashtu detajet se si do të financohen këto projekte, duke theksuar se me planifikim të mirë ato mund të financohen kryesisht me mjete evropiane. Osmani theksoi se, si ish-koordinator kombëtar për fondet evropiane, i njeh mirë punët në këtë fushë dhe tashmë ka formuar një ekip profesional që do të punojë në përgatitjen e projekteve.

“Bazuar në të gjitha analizat që kemi bërë, këto janë projekte që Bashkimi Evropian i mbështet financiarisht, para së gjithash për shkak të efikasitetit energjetik dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Deri në 85% të shpenzimeve për projekte të tilla mund të sigurohen përmes fondeve evropiane, ndërsa pjesën tjetër prej 15% do ta mbulojë komuna,” tha Osmani dhe shtoi se nga miliardat e eurove që i kanë qenë në dispozicion Maqedonisë së Veriut, Komuna e Çairit gjatë 20 viteve të fundit ka shfrytëzuar zero euro, sepse nuk ka përgatitur projekte dhe nuk ka pasur njerëz profesionistë që dinë të punojnë me projekte të tilla.

Osmani sqaroi se për ndërhyrje të tilla deri më tani, projektet kanë parashikuar që qytetarët të mbulojnë dy të tretat e shpenzimeve, ndërsa komuna vetëm një pjesë të vogël.

“Por njerëzit nuk kanë mundësi t’i përballojnë këto shpenzime për fasadat e përbashkëta, për ashensorët dhe për rregullimin e brendshëm. Prandaj, vlera ime e shtuar si kryetar i ardhshëm i Çairit është që i njoh mirë fondet evropiane, e njoh mirë Brukselin dhe i njoh njerëzit që vendosin për to. Dhe projektet si fasadat, ashensorët e rinj, rregullimi i kësaj pjese të Çairit do të jenë prioritet absolut, dhe me gjithë kapacitetin tim do të fillojnë që nga dita e parë,” theksoi Osmani.

Rikonstruksioni i fasadave dhe ruajtja e pjesës së vjetër të Çairit do të jenë prioritet, theksoi Osmani, duke përsëritur edhe një herë se kjo pjesë do të jetë plotësisht e mbrojtur dhe nuk do të lejohen më ndërtime pa leje.

Previous Post

Arrestohet Kylie Jenner?

Next Post

Izeti e sfidon Bujarin për debat: Mos u frikëso. Guxo!

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post

Izeti e sfidon Bujarin për debat: Mos u frikëso. Guxo!

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk