Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani: Çairi duhet të rritet vertikalisht për të fituar parkingje, parqe dhe hapësira për njerëzit

01/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën e sotme për shtyp, kandidati për kryetar komune të Çairit, Bujar Osmani, prezantoi strategjinë për zgjidhjen e problemit të hapësirave për parkim në komunë, e cila përmban zgjidhje afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, të cilat, siç theksoi ai, do të sjellin transformim sistematik të komunës.

“Me strategjinë afatmesme planifikojmë ndërtimin e garazheve nëntokësore dhe mbi tokë në disa lokacione. Te shkolla ‘Vasill Gllavinov’ dhe kopshti ‘Borëbardha’ do të ndërtojmë një parking nëntokësor me dy nivele me 1.000 vende, mbi të cilin do të ndërtohet një shkollë dhe një kopsht i ri. Në këtë mënyrë bulevardi ‘Xhon Kenedi’ do të lirohet plotësisht nga makinat në rrugë dhe në trotuare. Te kopshti ‘Vesëza’ parashikojmë një parking nëntokësor me tre kate me kapacitet prej 520 vendesh. Në ‘Çairçanja’ në rrugën ‘Cvetan Dimov’ do të ndërtohet një parking me 350 vende, ndërsa te ‘Skënderbeu’ me kapacitet deri në 520 vende”, njoftoi Osmani.

Ai shpjegoi se me këto projekte dhe me garazhe shtesë mbi tokë do të krijohen disa mijëra vende të reja parkimi.

“Ky është një plan, i përgatitur me detaje nga ekipe të arkitektëve më të njohur, ekipi i Michel Rojkind dhe arkitektë nga Tirana. Qëllimi është që në afatmesëm të çlirohet Çairi nga kaosi i rrugëve”, theksoi ai.

Si vizion afatgjatë, Osmani paralajmëroi urbanizimin e komunës në vertikale.

“Çairi është një territor i vogël për 80.000 banorë dhe duhet të rritet vertikalisht. Të gjitha planet e detajuara urbanistike duhet të përshtaten me realitetin. Me ndërtimin e ndërtesave do të krijohen hapësira të reja, edhe për parkim, edhe për sipërfaqe të gjelbra, edhe për terrene lojërash. Ky është një proces i vështirë, sepse kërkon negociata të gjata dhe bashkëpunim me qytetarët, por duhet të fillojmë një projekt pilot në ndonjë zonë si ‘Serava’ ose ‘Dizhon’ që qytetarët të shohin se mund të bëhet ndryshe”, deklaroi Osmani.

Osmani përfundoi se këto nuk janë vetëm premtime boshe, por zgjidhje reale për të cilat nevojitet mbështetje dhe besim në sukses.

“Duhet të thyejmë barrierën mendore se nuk meritojmë më shumë, se nuk mundemi më shumë, se nuk dimë më shumë. Po të kisha unë këtë barrierë, nuk do të hyja në asnjë sfidë tjetër politike që në fund solli rezultat”, tha Osmani.

Previous Post

Pezullohet marrëveshja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

Next Post

Temperaturat e ulëta e përshpejtojnë fillimin e sezonit te ngrohjes

Related Posts

Maqedoni

Ish-ushtarët e UÇK-së i bashkohen VLEN-it në mbështetje të kandidatit për Çair, Izet Mexhitit

01/10/2025
Maqedoni

Nga 12 tetori hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrje-dalje në BE, ja çfarë duhet të dini

01/10/2025
Maqedoni

Temperaturat e ulëta e përshpejtojnë fillimin e sezonit te ngrohjes

01/10/2025
Aktuale

MEXHITI: BDI është simbol i hyrjes së bankave serbe

01/10/2025
Maqedoni

Darko Kostovski: Në Luboten dhe Lubancë do të ndërtohen shkolla të reja fillore (VIDEO)

01/10/2025
Maqedoni

Dita e tretë e fushatës për Zgjedhjet lokale 2025

01/10/2025
Next Post

Temperaturat e ulëta e përshpejtojnë fillimin e sezonit te ngrohjes

Ish-ushtarët e UÇK-së i bashkohen VLEN-it në mbështetje të kandidatit për Çair, Izet Mexhitit

01/10/2025

Nga 12 tetori hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrje-dalje në BE, ja çfarë duhet të dini

01/10/2025

Temperaturat e ulëta e përshpejtojnë fillimin e sezonit te ngrohjes

01/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk