Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani me strategjinë për mbështetje shëndetësore të pensionistëve në Çair: “Spitali lëvizës” dhe projekti “Kujdes në shtëpi

07/10/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, prezantoi strategjinë e tij gjithëpërfshirëse për mbështetje shëndetësore dhe sociale të pensionistëve, e cila synon një jetë dinjitoze dhe aktive për qytetarët e moshuar. Masat, siç theksoi Osmani, do të realizohen me buxhet të dedikuar, me partneritete konkrete dhe me përfshirjen e vetë pensionistëve në zbatimin e tyre.

Pjesët më të rëndësishme të kësaj strategjie janë dy projektet madhore shëndetësore, “Kujdes në shtëpi” dhe “Spitali lëvizës në lagje”, përmes të cilëve komuna, për herë të parë, do të zbatojë modelin e kujdesit shëndetësor që shkon te qytetari, e jo anasjelltas.

“Do të formojmë ekipe mobile të përbëra nga mjekë dhe infermierë që do të vizitojnë pensionistët në shtëpitë e tyre, veçanërisht ata që jetojnë vetëm. Ideja është që këta persona të mund të vizitohen nga ekipe mjekësh dhe fizioterapistësh deri në dy herë në javë,” shpjegoi Osmani.

Përmes projektit “Spitali lëvizës”, komuna do të organizojë një karvan mjekësh që do të kryejnë kontrolle shëndetësore falas në lagjet e Çairit, në periudha të caktuara.

“Për herë të parë në Çair, mjekët do të kryejnë kontrolle falas nëpër rrugë dhe lagje. Ky karvan do të jetë një sistem i qëndrueshëm i mbështetjes shëndetësore për çdo qytetar,” tha Osmani.

Përveç kujdesit shëndetësor, Osmani njoftoi edhe subvencione për qëndrimin në shtëpitë e të moshuarve, me ç’rast Çairi do të bëhet komuna e parë në vend që ofron këtë lloj ndihme financiare.

“Do të sigurojmë mbështetje për një jetë dhe kujdes dinjitoz për pensionistët që kanë nevojë për ndihmë të tillë, pa e rënduar familjen e tyre,” theksoi Osmani.

Në program përfshihen edhe masa të shumta sociale dhe rekreative, përfshirë organizimin e ekskursioneve dhe udhëtimeve, rinovimin dhe krijimin e klubeve të pensionistëve që do të marrin pamje të re, pajisje dhe buxhet për aktivitete, kurse, projeksione filmash dhe të tjera.

Përmes projektit “Kurrë nuk është vonë për dijet e reja”, komuna do të ofrojë kurse falas për përdorimin e telefonave celularë, internetit dhe shërbimeve bankare, për ta lehtësuar përshtatjen me kohën digjitale.

“Këto masa tashmë janë planifikuar me partnerë konkretë dhe me buxhet të dedikuar. Do të punojmë dorë për dore me shoqatat e pensionistëve, sepse ata më së miri e dinë çfarë u nevojitet,” tha Osmani.

Previous Post

Autobusët privatë prej sot do të qarkullojnë me orar të rregullt, NTP ua pagoi borxhin

Next Post

Gjorgjievski paralajmëroi rreth rrotullim të ri dhe projekte infrastrukturore në Butel për një Shkup të sigurt, funksional dhe bashkëkohor

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

28/10/2025
Aktuale

Paraburgim 30 ditë për drejtorin dhe punëtorin e “Higjienës Komunale” për rrezikim të mjedisit

28/10/2025
Aktuale

MPB me njoftim për kërcënimet me bomba në Kumanovë

28/10/2025
Aktuale

Kasami flet për deklaratat e fundit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

28/10/2025
Lajme

Mbeturinat në Shkup bllokojnë edhe dyert e shtëpive!

28/10/2025
Aktuale

Alarm për bomba në disa shkolla në Kumanovë

28/10/2025
Next Post

Gjorgjievski paralajmëroi rreth rrotullim të ri dhe projekte infrastrukturore në Butel për një Shkup të sigurt, funksional dhe bashkëkohor

PSG në krye të futbollit europian, mbyll sezonin me një xhiro prej 837 milion euro

28/10/2025

Ndeshjet e mbrëmjes së Serie A në orën 20:00? Hidhet ideja e eksperimentimit që në këtë sezon

28/10/2025

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk