Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani: Do të insistoj që kopshti të jetë i detyrueshëm, aty vendosen themelet e së ardhmes

09/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi një hap serioz në qasjen ndaj arsimit parashkollor. Në fjalimin e tij para qytetarëve, Osmani theksoi se si kryetar komune do të insistojë para Qeverisë që të futet detyrimi për ndjekjen e kopshtit nga të gjithë fëmijët.

„Jam i vetëdijshëm se kjo është kompetencë e Qeverisë, por si kryetar i Komunës së Çairit do të insistoj që arsimi parashkollor të jetë i detyrueshëm“, deklaroi Osmani.

Siç theksoi ai, kjo nuk është vetëm një rekomandim pedagogjik, por një nevojë thelbësore e vërtetuar edhe nga analiza ndërkombëtare. Rezultatet e testit të fundit PISA tregojnë qartë për dallime dramatike në arritjet mes nxënësve që kanë ndjekur kopsht dhe atyre që nuk e kanë bërë këtë. Maqedonia e Veriut dhe Kosova ishin ndër më të dobëtat në Ballkan, dhe një nga faktorët kryesorë për këtë është mungesa e arsimit të hershëm fëmijëror.

„Kjo do të thotë se fakti nëse një fëmijë shkon ose nuk shkon në kopsht ndikon shumë në suksesin e tij në shkollën fillore, pastaj në të mesmen, në universitet dhe në suksesin e përgjithshëm. Prandaj do të insistoj, para së gjithash si politikan, që arsimi parashkollor të jetë i detyrueshëm“, tha Osmani.

Ai gjithashtu njoftoi ndërtimin e dy kopshteve të reja moderne në lokacione kritike, si pjesë e planit urbanistik të arkitektit botërisht të njohur Michel Rojkind, i cili do të prezantohet publikisht para banorëve të Çairit në ditët në vijim.

Përveç kopshteve të reja, Osmani paralajmëroi edhe rinovimin e plotë të kapaciteteve ekzistuese, me përmirësimin e plotë të kushteve, nga tualetet deri te shtrati dhe hapësirat e qëndrimit.

„Në Dyqanxhik më janë ankuar se nuk ka qëndrim të tërëditor, ndërsa në Çairin e vjetër më thanë se vendosin nga dy fëmijë në një shtrat për shkak të mungesës së kapaciteteve“, theksoi Osmani.

Ai shtoi se themeli i arsimit vendoset që në kopsht, ndërsa kopshtet cilësore janë një investim në të ardhmen e Çairit dhe të gjithë shtetit.

Previous Post

VLEN dhe Arbëria bashkojnë forcat, 19 tetori bëhet fitore e pashmangshme!

Next Post

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Do të mbështesim çdo profesion të ndershëm që krijon vlerë në Çair

08/10/2025
__kateg

Kasami: Shkolla të reja, mësim gjithëditor e shumë investime në arsim!

08/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Fillon zyrtarisht projekti 40 milionë euro për ndërtimin e kampusit të “UNT-së”

08/10/2025
Maqedoni

VLEN akuzon BDI-në për lidhje financiare me regjimin e Vuçiqit: Fazliu publikon prova të reja (VIDEO)

08/10/2025
Aktuale

Detaje të reja nga ngjarja që ndodhi dje në Kumanovë, ja kush është arrestuar nga MPB!?

08/10/2025
Maqedoni

KSHZ: Do të votohet vetëm një herë, votimi është i fshehtë, me letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm dhe identifikim biometrik

08/10/2025
Next Post

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Vuçiqi i tmerruar pas arritjes së dronëve në Kosovë: Turqia s’dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor

08/10/2025

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

08/10/2025

Mexhiti: Do të mbështesim çdo profesion të ndershëm që krijon vlerë në Çair

08/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk