Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani: Çairi do të ketë dy çerdhe të reja dhe kushte më të mira për çdo fëmijë

05/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 5 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, mbajti një konferencë për shtyp kushtuar arsimit.

Si problem kryesor për gjendjen alarmante të arsimit në Çair, Osmani theksoi kapacitetet e kufizuara dhe gjendjen e rëndë të objekteve, veçanërisht për fëmijët e moshës parashkollore.

“Në Çair mungojnë çerdhet. Ato ekzistuese janë të mbingarkuara, prindërit detyrohen të blejnë vetë gjërat bazike për procesin parashkollor. Shkollat kanë llogari të bllokuara, huazohen mjete nga një shkollë në tjetrën, ndërsa tualetet janë në gjendje të mjerueshme. Këtë nuk mund ta lejojmë,” tha Osmani.

Në kuadër të programit të tij, Osmani paralajmëroi ndërtimin e dy çerdheve të reja sipas standardeve më të larta, të projektuara nga ekipi i arkitektit me famë botërore, Mishel Rojkind.

“Planifikojmë dy çerdhe të mëdha, ‘Borëbardha’ dhe ‘Vesëza’, me kushte moderne. Kam besueshmëri të flas për këtë, sepse tashmë kemi realizuar projektin për ndërtimin e çerdhes ‘Bambi’, të cilin e miratova si zëvendëskryeministër. Ashtu siç ndërtuam ‘Bambi’, do t’i ndërtojmë edhe këto dy çerdhe të reja dhe do t’i rinovojmë të gjitha ekzistueset,” deklaroi Osmani.

Ai shtoi edhe një mesazh personal për rëndësinë e krijimit të kushteve të mira në çerdhe, të cilin e ndau si prind.

“Kam një fëmijë të vogël që shkon në çerdhe, dhe nuk mund ta pranoj që në një shtrat të flenë dy apo tri fëmijë. Nuk mund të lejoj një standard të tillë për fëmijët tanë,” theksoi Osmani.

Osmani theksoi se arsimi është baza e dinjitetit dhe e së ardhmes së çdo shoqërie, ndërsa mësuesit janë heronjtë e vërtetë të saj.

“Sot jemi këtu për të shprehur mirënjohje dhe respekt ndaj të gjithë mësuesve dhe mësueseve që mbi supe mbajnë brezat e rinj. Ata e ndiejnë peshën e mungesës së kushteve elementare për arsim. Nuk ka prioritet më të madh për një shoqëri, për një popull, për një shtet apo për një komunë sesa arsimi cilësor,” deklaroi Osmani.

Ai theksoi se koha për ndryshim fillon tani, me një vizion të bazuar në probleme reale dhe zgjidhje konkrete.

“Mund të shtyjmë disa projekte, por kurrë nuk mund t’ua kthejmë fëmijëve vitet e humbura. Prandaj kemi nisur këtë lëvizje për shpresë, dinjitet dhe ndryshim në Çair. Arsimi do të jetë prioriteti ynë numër një,” përfundoi Osmani.

Pas përfundimit të konferencës për shtyp, Osmani, së bashku me një grup mësuesish, mbajtën një “Marsh për Ndryshim dhe Shpresë”, duke përcjellë mesazhin se arsimi cilësor është prioriteti më i lartë i çdo shoqërie.

Previous Post

Mexhiti: Takimet derë më derë në Dizhon dëshmojnë mbështetjen e fortë për VLEN-in

Next Post

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

Related Posts

Maqedoni

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

05/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Takimet derë më derë në Dizhon dëshmojnë mbështetjen e fortë për VLEN-in

05/10/2025
Maqedoni

Osmani premton kuzhinë popullore për banorët e lagjes Topanë

05/10/2025
Maqedoni

Nata e fundit e “Skupifestival”, shpallen fituesit

05/10/2025
Maqedoni

BDI: Kryeministri e ka shndërruar “VLEN-in” në degë të VMRO-DPMNE-së te shqiptarët

05/10/2025
Maqedoni

VLEN: “Skaneri” që kërkon Ali Ahmeti e ka emrin Artan non grata Grubi!

05/10/2025
Next Post

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

Thirrjet e Vuçiqit për luftë, reagon ashpër presidentja Osmani

05/10/2025

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

05/10/2025

Bujar Osmani: Çairi do të ketë dy çerdhe të reja dhe kushte më të mira për çdo fëmijë

05/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk