Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bujar Osmani: 50% përfaqësim i grave në çdo organ të kom

04/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp tha se barazia gjinore do të jetë themeli i çdo politike të ardhshme komunale, duke theksuar se gratë nuk duhet të jenë vetëm pjesë e fushatave, por pjesëmarrëse të barabarta në vendimmarrje dhe në krijimin e politikave.

Osmani prezantoi parimin e tij strategjik për qeverisjen e ardhshme të komunës dhe përfshirjen e barabartë të grave në proceset politike.

Nefro Health
Инконтиненција ќе исчезне на која било возраст за 5 дена! (метод)
×
“Kjo përqindje do të jetë e pranishme në çdo pore të jetës politike dhe institucionale të Çairit, në udhëheqësi, komisione dhe në të gjitha proceset vendimmarrëse. Vetëm kështu mund të ecim përpara me barazi, me respekt të ndërsjellë dhe me shfrytëzimin e potencialit të secilës grua”, tha Osmani.

Osmani theksoi se barazia gjinore nuk është vetëm vlerë, por parakusht për zhvillim dhe demokraci. Ai është i bindur se një qasje e tillë ofron një strukturë tjetër të përfshirjes së barabartë të grave në krijimin e politikave, por edhe në zbatimin e tyre, për çka rezultatet do të jenë të dukshme shumë shpejt.

“Nuk ka përparim nëse gjysma e shoqërisë lihet në margjina. Në Çairin tim, gratë do të jenë pjesë e vendimeve, pjesë e zgjidhjeve dhe pjesë e çdo ndryshimi”, theksoi Osmani.

Ai vuri në dukje se pikërisht gratë bartin barrën më të madhe të problemeve të përditshme në komunë, nga infrastruktura e dobët dhe rrugët e pasigurta deri te qasja e kufizuar në institucione dhe procese vendimmarrëse.

“Gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Çairi mbi të gjitha e ndjejnë gratë. Nënat janë ato që shqetësohen se si do të kthehen fëmijët nga shkolla, nëse rrugët janë të ndriçuara, nëse trotuaret janë të lira, nëse ato kanë të drejtë fjale në komunë”, tha Osmani.

Ai theksoi se në tre muajt e kaluar të fushatës e ka rrëzuar një nga paragjykimet më të mëdha zgjedhore, e kjo është se zëri i grave vjen përmes burrave.

“Në fillim të fushatës më thanë se duhet kërkuar mbështetjen nga burrat, nga të moshuarit, e përmes tyre do ta fitojmë edhe votën e grave. Por unë veprova ndryshe, u takova me gratë nga çdo lagje, i dëgjova rrëfimet e tyre, hallet, propozimet dhe e kuptova se pa angazhimin e tyre Çairi nuk mund të ecë përpara”, theksoi Osmani.

Previous Post

Programi për Çairin e së ardhmes – vizioni i Izet Mexhitit për katër vitet e ardhshme

Next Post

Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve”

Related Posts

Maqedoni

Durmishi godet BDI-në: Tetova nuk është bankomat i Teutës dhe çirakëve të saj

04/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

04/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve”

04/10/2025
Aktuale

Programi për Çairin e së ardhmes – vizioni i Izet Mexhitit për katër vitet e ardhshme

04/10/2025
Maqedoni

Mendi Qyra: Zgjidhjet për Strugën fillojnë nga problemet e përditshme të qytetarëve

04/10/2025
Maqedoni

Filipçe: LSDM në pushtet u përballë me disa kriza, arritëm t’i tejkalojmë me menaxhim të duhur

04/10/2025
Next Post

Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve”

Durmishi godet BDI-në: Tetova nuk është bankomat i Teutës dhe çirakëve të saj

04/10/2025

Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

04/10/2025

Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve”

04/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk