Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Bruksel/ Kosova dhe Serbia në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve

02/05/2023
Bruksel/ Kosova dhe Serbia në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Takimi që pritet të fillojë në orën 18:00 është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel.

Bashkimi Evropian tha se palët pritet “të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës dhe kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet rreth projektit t të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, javën e kaluar bisedoi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa të hënën në mbrëmje me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të shprehur pritjet amerikane për një takim konstruktiv dhe përparim në bisedime, posaçërisht për formimin e Asociacionit.

Projekt statuti thuhet të jetë hartuar nga një ekip menaxhues i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, në mesin e të cilëve një deputete në parlamentin e Serbisë.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, shkroi se sipas një vendimi të vitit 2020 parashihet që Ekipi Menaxhues të bashkërendohet më ministrinë e tij dhe t’i raportojë asaj. Por, ky ekip, tha ai, nuk i është përgjigjur një ftese për takim. Beogradi thotë se kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës por edhe zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Një muaj e gjysmë pasi palët u pajtuan për zbatimin e saj, është përmbushur vetëm një nga parashikimet e marrëveshjes, që është themelimi i Komitet të Përbashkët Monitorues për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes./VOA

Previous Post

Kryeprokurori bullgar i shpëton atentatit, i kishin vendosur bombë në makinë

Next Post

Takim Osmani-Rosvall:“Zgjerimi i familjes evropiane deri në vitin 2030 është një mision i mundur”

Related Posts

Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Kosovë

Policia e Kosovës: Kemi bërë planifikimet e nevojshme për zgjedhjet nesër

11/10/2025
Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Rajon

Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia

11/10/2025
Rajon

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11/10/2025
Aktuale

Serbi-Shqipëri, sa janë shanset e kuqezinjve sipas kompanive të basteve

11/10/2025
Next Post
Takim Osmani-Rosvall:“Zgjerimi i familjes evropiane deri në vitin 2030 është një mision i mundur”

Takim Osmani-Rosvall:“Zgjerimi i familjes evropiane deri në vitin 2030 është një mision i mundur”

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk