Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë

16/10/2024
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Britania e Madhe dhe Franca e kanë thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për gjendjen humanitare në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, Britania është duke shqyrtuar edhe sanksionimin e dy ministrave izraelitë, tha të mërkurën kryeministri britanik, Keir Starmer.

Furnizimi me ushqim në Gazë ka shënuar rënie të madhe në javët e fundit, pasi autoritetet izraelite vendosën rregulla të reja doganore. Kjo gjendje e nxiti SHBA-në ta paralajmërojë Izraelin se, nëse nuk e përmirëson gjendjen, mund të përballet me kufizimin e ndihmës ushtarake nga ajo.

“Ne vazhdimisht po i pasqyrojmë këto me partnerët tanë”, tha Starmer në Parlament, kur u pyet për gjendjen në Gazë.

“Ka kohë që nevojitet dhe nevojitet edhe tani urgjentisht futja e më shumë ndihmave në Gazë”, tha ai.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, tha në një komunikatë se Izraeli duhet të sigurohet që civilët të mbrohen dhe që rrugët të jenë të hapura për ta lejuar ndihmën jetike të kalojë. Ai theksoi se këto çështje do të diskutohen në takimin e OKB-së.

Starmer theksoi gjithashtu se Britania po shqyrton sanksionimin e ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, dhe atë të Sigurisë Kombëtare, Iamar Ben-Gvir, për shkak të komenteve të tyre në lidhje me konfliktin.

Edhe ish-sekretari i Jashtëm, David Cameron, kishte shqyrtuar sanksionimin e dyshes, para se Partia e Konservatore t’i humbte zgjedhjet në qershor.

I pyetur nëse Qeveria do t’i sanksionojë Smotrichin, që tha se t’i lësh civilët në Gazë të vdesin urie mund të arsyetohet, dhe Ben-Gvirin, që tha se përgjegjësit e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor janë heronj, Starmer tha: “Jemi duke e shqyrtuar këtë, sepse këto janë, natyrisht, komente të neveritshme”.

“Izraeli duhet t’i ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për ta shmangur vrasjen e civilëve, të lejojë sasi shumë më të mëdha të ndihmës në Gazë dhe t’ua mundësojnë partnerëve të OKB-së të veprojnë në mënyrë efektive”, tha Starmer./ REL

Previous Post

Mickoski: Në RMV ka vetëm një akademi

Next Post

Takim Mexhiti-Aliu, në fokus bashkëpunimi ndërkufitar

Related Posts

Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Next Post

Takim Mexhiti-Aliu, në fokus bashkëpunimi ndërkufitar

Hetimi për vrasjen e trefisht në Veles ka përfunduar, trupat e tre të ndjerëve janë dërguar për autopsi

15/09/2025

“Faleminderit Amerikë!” E vërteta doli në dritë, lufta jonë ishte e drejtë – Mesazhi i fuqishëm i Ali Ahmetit pas zhvillimeve në Hagë

15/09/2025

Rubin: Akuzat janë trillime të rusëve dhe serbëve!

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk