Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Britania i kërkon Serbisë të ndikojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës

27/09/2023
Britania i kërkon Serbisë të ndikojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ai më 27 shtator u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë së bashku që autorët e sulmeve të dalin para drejtësisë.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të inkurajojë për sjellje konstruktive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si proces kyç për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, tha Docherty, i cili u takua me zyrtarët serbë në Beograd, transmeton agjencia Beta.

Docherty qëndroi në Beograd si pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Ai u takua me ministrin serb për Punë të Jashtme, Ivica Daçiq, dhe ministren për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviq, por edhe me ligjvënës serbë.

“Ngjarjet më 24 shtator paraqesin rreziqet reale për stabilitetin rajonal. Ato rrjedhin nga akumulimi i armëve dhe dështimi për të arritur përparim në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim që të gjitha komunitetet të ndihen të sigurta”, tha Docherty.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të bashkëpunojë me autoritetet në Kosovë dhe partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që autorët e sulmit të dalin para drejtësisë. Ministri britanik po ashtu i bëri thirrje Serbisë që të përdorë ndikimin e saj në veri të Kosovës për të shtensionuar situatën dhe që të mos ketë më shumë dhunë.

“Mbretëria e Bashkuar inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe në mirëbesim të rikthehen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, u tha në deklaratë.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit – një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë. Nga sulmet mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë./ REL

Previous Post

Sergio Ramos viktimë e hajdutëve

Next Post

Gjashtë shenjat fillestare të sklerozës, si t’i dalloni

Related Posts

Botë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17/10/2025
Botë

Takimi Trump-Putin në Budapest, presidenti amerikan: Takimi do jetë dypalësh, por do qëndroj në kontakt me Zelenskyn

17/10/2025
Botë

Djali i Muamar Gadafit lirohet nga qelia pas dhjetë vitesh paraburgimi pa gjyq

17/10/2025
Botë

“Gjërat po ecin mjaft mirë!”, Trump për Zelenskyn: Lider i fortë, ka kaluar shumë!

17/10/2025
Botë

Turqia dërgon specialistë për të ndihmuar në gjetjen e trupave nën rrënojat e Gazës

17/10/2025
Botë

“Keqpërdorim të informacionit të klasifikuar”, ish-këshilltari i Trump në telashe

17/10/2025
Next Post
Gjashtë shenjat fillestare të sklerozës, si t’i dalloni

Gjashtë shenjat fillestare të sklerozës, si t’i dalloni

33-vjeçari arrestohet për shkatërrim të postareve të një partie politike

18/10/2025

Kjo është porosia e fotografisë të cilën e postoi Zeqirja Ibrahimi me Mexhitin dhe Osmanin

18/10/2025

“Trim mbi trima Gjergj Kastrioti” – Shqiptarja që fitoi “Miss Amerika” mahnit publikun në gjuhën shqipe (VIDEO)

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk