Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Britania e Madhe pret samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor

22/10/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Britania e Madhe do të jetë të mërkurën nikoqire e mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe ofrimin e sigurisë e zgjerimit.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë. Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për një përafrim më të ngushtë evropian të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria e Britanisë së Madhe do të punojë me Gjermaninë, si iniciatore e Procesit të Berlinit, mbi prioritetet e përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportimeve, liderët ballkanikë do të priten fillimisht nga kryeministri britanik, Keir Starmer. Më pas, ata do të priten nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të bëjnë një fotografi familjare.

Nga ora 15:00 do të nisë seanca plenare me dy panele: njëri me temën “Ambicia dhe Vizioni Strategjik”, ndërsa paneli tjetër do të trajtojë temat “Zgjerimi, Migracioni dhe Siguria”.

Kosova përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa Shqipëria nga kryeministri i saj, Edi Rama.

Mbrëmë përfaësues nga sektori kreativ i Ballkanit Perëndimor ishin në qendër të vëmendjes në një pritje të veçantë të organizuar nga Mbreti Charles në Londër.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, dhe ministrja e Jashtme Yvette Cooper, e cila theksoi se pritja ishte “një shenjë e qartë e vlerës që Mbretëria e Bashkuar i jep marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor dhe partnerëve të pranishëm këtu sot”, raporton “edp24”.

Eventi u mbajt në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor (Procesi i Berlinit), që zhvillohet të mërkurën në Londër. Duke iu drejtuar të pranishmëve – përfaqësuesve diplomatikë, artistëve, bizneseve dhe organizatave rinore – Cooper tha se “kjo ngjarje është edhe për historinë tonë të përbashkët”.

Gjatë pritjes, Mbreti Charles dhe kryeministri Starmer zhvilluan biseda me liderë të rajonit, përfshirë kryeministrat Edi Rama të Shqipërisë, atë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, sikurse edhe të shteteve tjera të rajonit.

Në ngjarje mori pjesë edhe ambasadorja britanike Dame Karen Pierce, e dërguar e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Yvette Cooper theksoi rëndësinë e bashkëpunimit përtej çështjeve të sigurisë dhe pajtimit, duke shtuar:

“Fjala është për një të ardhme të përbashkët – me optimizëm, zhvillim ekonomik, mundësi për rini dhe bashkëpunim në fusha si kultura, tregtia dhe migracioni. Ky është thelbi i Procesit të Berlinit”.

Mbretëria e Bashkuar kishte qenë nikoqire e këtij procesi edhe në vitin 2018. Ndërkohë, të mërkurën, kryeministri Starmer do të presë udhëheqës dhe përfaqësues të lartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – si dhe nga shtete partnere të BE-së, përfshirë Austrinë, Francën, Gjermaninë, Italinë e Greqinë.

Këtë vit, Samiti zhvillohet në një moment simbolik, pasi përkon me 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit dhe 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe themelimit të Kombeve të Bashkuara.

Previous Post

Kriza shëndetësore në Gaza do të zgjasë për ‘gjenerata’, paralajmëron shefi i OBSH-së

Next Post

Sulme ajrore ruse në Ukrainë, viktima e të plagosur

Related Posts

Botë

Sulme ajrore ruse në Ukrainë, viktima e të plagosur

22/10/2025
Botë

Kriza shëndetësore në Gaza do të zgjasë për ‘gjenerata’, paralajmëron shefi i OBSH-së

22/10/2025
Botë

Trump heq dorë nga bisedimet me Putinin: Nuk doja një takim të dështuar

22/10/2025
Biznes

Ngrihen asetet në Serbi e Maqedoni të biznesmenit Markovski,dyshohet për abuzime me tenderë

21/10/2025
Botë

Ndërron jetë në moshën 29-vjeçare mjeshtri i madh amerikan i shahut, Daniel Naroditsky

21/10/2025
Botë

Takimi me Trump/ Bullgaria ‘thyen’ rregullat e BE, do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

21/10/2025
Next Post

Sulme ajrore ruse në Ukrainë, viktima e të plagosur

Azizi: Ia fikëm dritat manipulimit mbi 20-vjeçar, fillon një epokë e re!

22/10/2025

Procesi i Berlinit në Londër,takim Murtezani- Doti

22/10/2025

Aksion i madh policor në Shkup – gjah pas fajdexhinjëve

22/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk