Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bozhinovska me ambasadoret e WOBA: Lidershipi nuk është privilegj mashkullor

18/04/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, është angazhuar në mënyrë aktive në nismën rajonale "Women on Boards Adria" (WOBA), që synon forcimin e lidershipit të grave në nivelet më të larta menaxheriale – në borde, këshilla ekzekutivë dhe institucione kyçe.
Si ambasadore e WOBA për Maqedoninë, Bozhinovska mori pjesë në një takim pune me
ambasadorë të tjerë nga rajoni, ku fokusi ishte në hapat praktikë për rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje – jo si formë, por si thelbi i lidershipit bashkëkohor. Ministrja e përdori këtë platformë për të theksuar rëndësinë e grave në role udhëheqëse, e cila është në përputhje me objektivat strategjike të Ministrisë për krijimin e një mjedisi të drejtë dhe konkurrues ekonomik.
‘Barazia gjinore në menaxhimin e institucioneve dhe kompanive nuk është vetëm çështje barazie dhe përfaqësimi i drejtë, por një parakusht kyç për qeverisje moderne, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse. Si ministre, qëllimi im është të krijoj kushte ku gratë jo vetëm që do të kenë qasje në pozicionet vendimmarrëse, por gjithashtu do të njihen dhe vlerësohen për kontributin e tyre. Kjo është arsyeja pse unë mbështes çdo proces që hap derën për më shumë gra në vendimmarrje’, theksoi ministrja Bozhinovska.
Ajo shtoi se Ministria e Energjetikës po punon në mënyrë aktive në politika që promovojnë
mundësi të barabarta, veçanërisht në sektorët ku gratë tradicionalisht kanë qenë më pak të
përfaqësuara, siç është energjia. Si pjesë e axhendës së WOBA, ministrja gjithashtu mori pjesë në një ngjarje rrjetëzimi kushtuar frymëzimit të lidershipit, guximit dhe ndikimit, ku udhëheqësit nga rajoni diskutuan mbështetjen rajonale për gratë në role kyçe dhe mjetet konkrete që u nevojiten për të përforcuar zërin e tyre në qeverisje.
Nisma ‘Gratë në borde " mbron ndryshime sistemike përmes rrjetëzimit, bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me institucionet dhe sektorin e biznesit dhe programeve të mentorimit.
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale është e angazhuar për krijimin e
politikave dhe programeve që do të rrisin përfaqësimin e grave në proceset vendimmarrëse, duke kontribuar në konkurrencën ekonomike dhe kohezionin social. Pjesëmarrja e ministres Bozhinovska në WOBA është vetëm një hap drejt realizimit të këtij vizioni.

Previous Post

ChatGPT i bindur: Ja kush e fiton Big Brother Vip Albania

Next Post

MPB: Ja përse u ndërmor aksioni policor në Haraçinë

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Next Post

MPB: Ja përse u ndërmor aksioni policor në Haraçinë

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

05/11/2025

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk