Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bozhinovska-Lorkovski: E ardhmja energjetike varet nga reformat e shpejta

25/02/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot
në Shkup u takua me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur
Lorkovski. Takimi u zhvillua në vazhdën e sfidave të reja lidhur me harmonizimin e
legjislacionit kombëtar me standardet evropiane të energjisë, integrimin e mëtejshëm
të tregut maqedonas të energjisë në tregjet rajonale dhe evropiane dhe hapat e
ardhshëm në reformat e sektorit energjetik.

Ministrja Bozhinovska nënvizoi angazhimin e vendit për harmonizimin e politikave
kombëtare energjetike me standardet evropiane.

‘Rregulla të qarta dhe parashikueshmëri – kjo është kyçe për një sektor energjitik të
qëndrueshëm dhe konkurrues. Po punojmë për zgjidhje ligjore që do të sigurojnë
siguri për investitorët, do të përshpejtojnë procesin e tranzicionit energjetik dhe do të
garantojnë zhvillim të qëndrueshëm’, theksoi ministrja Bozhinovska.
Ministrja Bozhinovska theksoi se reformat në sektorin e energjisë janë një nga
prioritetet kryesore të Ministrisë, Në këtë kontekst, informoi se Projektligji për
energjinë është vendosur në Regjistrin e vetëm kombëtar të rregulloreve (ENER),
duke lejuar konsultimin publik për finalizimin e tij. Drejtori Lorkovski shprehu
kënaqësinë për transparencën e procesit.

Takimi theksoi rëndësinë e zbatimit të përshpejtuar të paketës së integrimit të
energjisë elektrike, e cila do të lejojë një parashikueshmëri më të mirë të tregut,
optimizim të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare dhe stabilizim të çmimeve.
Drejtori Lorkovski përsëriti angazhimin e Komunitetit të Energjisë në mbështetjen e
proceseve reformuese në vend, duke theksuar se harmonizimi i rregulloreve me
direktivat e BE-së është kyç për integrimin më të shpejtë të tregut maqedonas të
energjisë në flukse më të gjera rajonale dhe evropiane.

Ministria e Energjietikës mbetet e përkushtuar ndaj reformave që do të sjellin
stabilitet, zhvillim dhe konkurrencë në sektorin energjetik të Maqedonisë.

Previous Post

Ibrahimi: E kemi për detyrë ta ndryshojmë preambulën e kushtetutës si dhe emërtimin pezhorativ “20 për qind” për gjuhën shqipe

Next Post

VLEN: Është koha për vetingun e Blerim Bexhetit – “funksionarit të përjetshëm” të BDI-së!

Related Posts

Maqedoni

Mickoski: Shumica qeveritare është stabile, s’do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

13/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë KOPJUES, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë!

13/10/2025
Biznes

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

13/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars

13/10/2025
Maqedoni

Jovan Bozhinovski emërohet drejtor në Klinikën e Neurologjisë

13/10/2025
Next Post

VLEN: Është koha për vetingun e Blerim Bexhetit – “funksionarit të përjetshëm” të BDI-së!

“Sa shqiptar ndjehem tani? 8,5”, Silvinjo: Me Serbinë nuk ishte ndeshje normale, më telefonoi Mançini dhe më tha…

13/10/2025

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk