Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Bosnje, arrestohen shtatë serbë të dyshuar për masakrën e Srebrenicës

15/12/2023
Bosnje, arrestohen shtatë serbë të dyshuar për masakrën e Srebrenicës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia shtetërore e Bosnjës arrestoi të premten shtatë ish-anëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës gjatë kohës së luftës, të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Masakra gjatë së cilës u vranë rreth 8,000 boshnjakë, njihet si gjenocid nga dy gjykata ndërkombëtare.

Të dyshuarit u arrestuan pranë qytetit lindor të Zvornikut me dyshimin se kishin kryer aktin kriminal të gjenocidit në formën e përgjegjësisë individuale dhe të linjës së komandës, tha Agjencia Shtetërore e Informacionit dhe Mbrojtjes (SIPA).

Forcat serbe të Bosnjës të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç në korrik të vitit 1995 pushtuan qytetin lindor të Srebrenicës. Ky territor ishte shpallur si një “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara për rreth 40,000 civilë që jetonin përreth. Forcat serbe, në ditët pas okupimit, megjithatë vranë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë të cilët së pari u ndanë nga gratë.

Zyra e prokurorit tha se të dyshuarit ishin ish-komandantë dhe anëtarë të brigadës Zvornik të ushtrisë serbe të Bosnjës, të cilët besohet se janë përfshirë në vrasjen e rreth 8000 boshnjakëve në zonën e Rahovecit të Sipërm të Bosnjes, pas pushtimit të territorit lindor.

Shumica e eshtrave të tyre janë zbuluar nga varreza të shumta masive të shpërndara në të gjithë pjesën lindore të Bosnjën, por ka ende trupat e të cilëve nuk janë gjetur asnjëherë.

Gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës për ish-Jugosllavinë me bazë në Hagë e dënoi Ratko Mlladiçin me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për gjenocidin e Srebrenicës, i vlerësuar si akti më mizor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Udhëheqja politike serbe e Bosnjës mohon se krimi ishte gjenocid dhe në përgjithësi minimizon nivelin e krimeve serbe në luftën e Bosnjës nga viti 1992 deri më 1995.

Të premten, veteranët serbë të luftës nga Zvorniku kërcënuan se do të nisin protesta dhe do të bllokonin rrugët për shkak të arrestimeve, duke thënë se ushtria serbe vetëm kishte mbrojtur “bashkombasit e tyre etnikë dhe kishte luftuar për liri”.

Rreth 100,000 njerëz u vranë dhe rreth dy milionë njerëz u shpërngulën nga shtëpitë e tyre gjatë fushatave të spastrimit etnik në Bosnje, sipas studiuesve të krimeve të luftës që botuan “Librin boshnjak të të vdekurve” dhe agjencinë e OKB-së për refugjatët.

Agjencia Shtetërore e Informacionit dhe Mbrojtjes tha se të dyshuarit do t’i dorëzohen prokurorisë.

Previous Post

Arjanit Hoxha komenton largimin e Valon Belës nga PDE-ja

Next Post

Spasovski: MPB i ka marrë gjurmët e gishtave të Palevskit nga Turqia, pritet analiza e ADN-së

Related Posts

Rajon

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Kamberi shpreh shqetësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

17/09/2025
Kosovë

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Botë

Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

14/09/2025
Rajon

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

14/09/2025
Next Post
Spasovski: MPB i ka marrë gjurmët e gishtave të Palevskit nga Turqia, pritet analiza e ADN-së

Spasovski: MPB i ka marrë gjurmët e gishtave të Palevskit nga Turqia, pritet analiza e ADN-së

Mexhiti: Çairi meriton të ngjitet në majat e suksesit përmes investimeve në sport dhe rini

17/09/2025

PSG e nis Ligën e Kampionëve me fitore të thellë prej 4-0 ndaj Atalantës

17/09/2025

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk